InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Në mini-Shengen përmes Uashingtonit, çfarë përfiton Kosova?

8 Shtator, 2020
in Artikuj, InfoPress, Opinione
A A
Në mini-Shengen përmes Uashingtonit, çfarë përfiton Kosova?

ashtuquajturi projekti mini-Shengen, do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, thonë ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë. Kjo nismë, sipas tyre, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal.

Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. Në atë kohë, Kosova e pati kundërshtuar fuqishëm këtë iniciativë.

Ekspertë të ekonomisë dhe përfaqësues të biznesit thonë se përmes projektit të mini-Shengenit do të eliminohen barrierat tregtare mes shteteve të Ballkanit Perëndimor që kanë qenë të vazhdueshme përgjatë viteve.

Mini-Shengeni, sipas ekspertëve dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit, nënkupton njohjen e diplomave, njohjen reciproke të dokumentacionit, certifikatat fitosanitare dhe veterinare të lëshuara nga shtetet përkatëse.

Po ashtu, mini-Shengeni nënkupton një bashkëpunim më të mirë mes doganave të vendeve të ndryshme pa krijuar pritje të gjata dhe qarkullimin e qytetarëve nga një vend në vendin tjetër, me më pak procedura.

Gërxhaliu: Mundësi e mirë për investime

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, tha për Radion Evropa e Lirë se integrimi ekonomik duhet të jetë paraprirës për integrim politik dhe në këtë drejtim eliminimi i barrierave në Ballkanin Perëndimor është prioritet kryesor.

“Mini-Shengeni në aspektin politik po krijon një mundësi të re që përmes dialogut dhe bashkëpunimit ekonomik të eliminohen barrierat e trashëguara me vite. Në aspektin ekonomik, është një mundësi reale për të tërhequr investime nga jashtë dhe për të fuqizuar ekonomitë vendore përmes eliminimit të barrierave. Në aspektin integrues, sa më herët që të kuptojmë rëndësinë e eliminimit të barrierave, i përshpejtojmë proceset integruese”, thotë Gërxhaliu.

Përmes mini-Shengenit, shton Gërxahliu, do të ketë një avancim të dialogut privat-privat, do të ketë një avancim të dialogut publiko-privat, do të ketë një formë të re të bashkëpunimit nga aspekti bilateral, në atë rajonal.

Kosova dhe vendet e tjera të rajonit para mini-Shengenit kanë nënshkruar edhe marrëveshje të tjera, të cilat kanë pasur për qëllim lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve.

Gërxhaliu thotë se këto marrëveshje, përfshirë edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, CEFTA, në të shumtën e rasteve nuk janë respektuar nga shtetet nënshkruese.

Por, mini-Shengeni, sipas Gërxhaliut, do të jetë diçka më serioze në këtë aspekt.

“Mini-Shengeni është një dizajn i ri dhe është draftuar në kuadër të procesit të Berlinit. Termi ‘Shengen Ballkanik’ është produkt i Berlinit, që dëshmon seriozitetin e kësaj çështjeje që nuk ka të bëjë me politika dhe rregulltiva që janë më tepër dekorative, por një konkretizim që ekonomia të jetë prioritet”, thotë ai.

Çka përfiton Kosova?

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha për Radion Evropa e Lirë se heqja e barrierave ndërmjet shteteve do t’u mundësojë ndërmarrjeve prodhuese dhe tregtare nga Kosova të zgjerojnë praninë e tyre në mënyrë të papenguar në tërë zonën.

Zeka shton se nuk ka dilemë që promovimi i lirisë së lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, por edhe kapitalit, do të ndikojnë në rritjen e shkëmbimit ekonomik, tregtar ndërmjet të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Mini-Shengeni e bën shumë më të mundur lëvizjen e kapitalit njerëzor dhe financiar nga njëri shtet në shtetin tjetër, sikur të ishin brenda vetë shteteve të tyre. Kjo do të eliminojë barrierat burokratike që mund të kenë ekzistuar në këtë aspekt”, thotë Zeka.

Sektori i pazhvilluar i prodhimtarisë, ndërkohë, në vazhdimësi nga ekspertët e ekonomisë ishte theksuar se po e vë Kosovën në disavantazh, kur po nënshkruhen marrëveshjen të tilla.

Brenda një viti (2019), sipas të dhënave të Doganave të Kosovës, Kosova ka importuar mallra nga vende të ndryshme të botës në vlerë prej më shumë se 4 miliardë euro, derisa ka eksportuar jo më shumë se 340 milionë euro.

Por, sipas Zekës, mini-Shengeni do të mundësojë rritjen e shkëmbimeve tregtare mes vendeve dhe do të jetë një shtysë edhe për prodhuesit vendorë në Kosovë.

“Serbia nuk do mend që është fuqi më e madhe industriale krahasuar me të gjitha shtetet tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne kemi arsyet historike se nuk kemi një bazë të fuqishme industriale, por promovimi i zonës mini- Shengen do t’iu ofrojë ndërmarrjeve prodhuese nga Kosova mundësi të reja për zgjerimin e papenguar dhe pa barriera të produkteve dhe shërbimeve të tyre përtej Kosovës edhe në shtetet ku ka pasur vështirësi për shkak të arsyeve politike”, thotë Zeka.

Barrierat që i shkaktuan vendet e Ballkanit njëra-tjetrës

Vendet e Ballkanit Perëndimor në vazhdimësi kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore njëra-tjetrës.

Serbia qysh nga viti 2008 pati krijuar barriera tregtare ndaj produkteve ‘Made in Kosova’, duke mos njohur dokumentacionin që lëshohej nga ky shtet. Barriera të tilla tregtare për produktet e Kosovës, gjatë viteve të fundit ka vendosur edhe Bosnje e Hercegovina.

Kosova, ndërkaq më 21 nëntor të vitit 2018, e kishte vendosur taksën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, si kundërpërgjigje ndaj politikave të këtyre dy shteteve kundër shtetësisë së Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizma e organizata ndërkombëtare.

Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria po ashtu në disa raste kanë vendosur barriera tarifore dhe jotarifore ndaj produkteve të Kosovës, duke pamundësuar qarkullimin e lirë të produkteve të Kosovës në këto shtete.

Kosova në disa raste u është përgjigjur këtyre vendeve me masa të njëjta.

Pse e kundërshtoi Kosova mini-Shengenin më 2019?

Në atë kohë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte quajtur këtë iniciativë rajonale të pakuptimtë, për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Krijimin e një mini-Shengeni e pati kundërshtuar edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, parti e cila aktualisht qeverisë me Kosovën. Ai kishte thënë se kjo nismë çon në krijimin e një “mini-Jugosllavie”.

Ndërkaq, kryeministri i atëhershem, Ramush Haradinaj, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, që tashmë është pjesë e koalicionit qeveritar, kishte thënë se një iniciativë e tillë e dëmton dhe e rrezikon Kosovën. Sipas tij, ideja për “mini-Shengen”, përveç tjerash, mundëson “rritjen e ndikimit rus dhe kinez në Ballkan, e rrjedhimisht edhe në Kosovë”, marrë parasysh se “Rusia dhe Kina janë të instaluar në të gjitha aspektet në Beograd”./ REL

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026

TË FUNDIT

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime
Aktualitet

Fermerët s’do marrin më naftë pa taksa, Rama: Ka pasur abuzime

11 Prill, 2026

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean
Bota

Misioni Artemis II përfundon me sukses, kapsula Orion zbret në oqean

11 Prill, 2026

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean
Aktualitet

Artemis II kthehet në Tokë pas misionit historik përreth Hënës, momenti kur 4 astronautët ulen me parashutë në oqean

11 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com