InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kafsha e parë që shihni do të zbulojë shumë për personalitetin tuaj

18 Gusht, 2020
in InfoPress, Të ndryshme
A A
Kafsha e parë që shihni do të zbulojë shumë për personalitetin tuaj

Ne jemi gjithmonë në një proces ku mësojmë më shumë rreth vetvetes dhe shumë shpesh zbulojmë karakteristika absolutisht të paparashikueshme për personin tonë. Kafshët që ne zgjedhim dhe preferojmë gjithashtu mund të tregojnë shumë për personalitetin tonë dhe mënyrën se si mendojmë. Në këtë tst do të gjeni disa gjëra shumë interesante për veten tuaj. Hidhni një vështrim në imazh pa menduar shumë gjatë, cilën kafshë shihni të parën? Pastaj lexoni përshkrimin përkatës.

Tigrin

Tigri përfaqëson energji dhe fuqi. Ky lloj personaliteti ka një temperament të fortë dhe shpesh mund të jetë një rebel kundër një personi alfa tjetër pranë. Tigri është kundërshtar dhe ndonjëherë mund të jetë i padisiplinuar. Për shkak të qëllimeve dhe ambicieve të mëdha, kjo kafshë mund të arrijë suksese të mëdha në jetë, veçanërisht kur dëgjon këshilla inteligjente dhe nuk injoron mendimet e të tjerëve. Por si shumë karaktere alfa, ky lloj personi nuk është gjithmonë i besueshëm.

Tigrat mund të ndërmarrin rreziqe deri në pikën e të qenit të pamatur, gjë që mund të çojë në katastrofë. Shumë njerëz që nuk kanë një vullnet të fortë, nuk mund të durojnë magnetizmin e tigrit dhe ta ndjekin atë vetëm për respekt. Eshtë mirë që tigrat të mësojnë të mendojnë para se të ndërmarrin veprime dhe të kuptojnë që mundet edhe ta kenë gabim ndonjëherë.

Shqiponjën

Shqiponjat vendosin synime ambicioze dhe bëjnë gjithçka që të munden për t’i arritur ato. Burrat dhe gratë e këtij lloji janë fisnikë dhe kujdesen për njerëzit që kanë nevojë për ndihmën e tyre. Ata gjithmonë do të mbështesin personat, të cilëve u është bërë padrejtësi. Ju mund të mbështeteni tek ata dhe vendimet e tyre.

Përfaqësuesit e këtij lloji nuk kanë frikë nga dënimi dhe tallja. Ata kanë vetëbesim dhe nuk e mbivlerësojnë ose nënvlerësojnë veten e tyre. Shqiponjat kanë një qasje shumë serioze ndaj familjes dhe nuk martohen në bazë të emocioneve. Ky lloj personaliteti preferon të shprehë hapur mendimin e vet, por nuk mund të dallojnë mashtrimin dhe intrigat që fshihen pas tyre.

Në shoqëri ata sillen me një qëndrim aristokratik, duke provokuar zilinë e të tjerëve.

Qenin

Qentë janë një personifikim i intelektit dhe besnikërisë. Kushdo që ka parë qen është një person i sinqertë dhe i përkushtuar. Ky lloj personaliteti ka një sens të lartë drejtësie dhe ndikon në jetën e vet personale dhe profesionale. Ndonjëherë ata do të luftojnë deri në fund, kur mendojnë se diçka nuk është në rregull.

Kjo mund të bëjë që ata të përfundojnë në diskutime të gjata dhe madje edhe debate me njerëzit e tjerë. Intelekti i tyre është shumë i lartë dhe këta njerëz e dinë gjithmonë kur është koha e duhur për t’u paraqitur ose thënë diçka të mençur për të bërë përshtypje tek të tjerët. Eshtë shumë më mirë të jesh shokë se armiq me ta. Qentë nuk mund të durojnë të tradhtohen dhe nuk tradhtojnë, ata qëndrojnë besnikë deri në fund. Kjo është e vërtetë jo vetëm për jetën e tyre personale, por edhe për idetë dhe punën e tyre.

Elefantin

Nderi, aftësitë e jashtëzakonshme mendore, fuqia, mençuria dhe prestigji janë karakteristikat kryesore të këtij lloji të personalitetit. Elefantët tërheqin njerëzit me autoritarizmin, kokëfortësinë dhe qëllimin e tyre. Ata janë të orientuar fort drejt karrierës dhe statusit të tyre shoqëror. Në krahasim me tigrat, ata arrijnë sukses në jetë duke menduar për çdo hap, duke mos qenë tepër ambiciozë.

Familja është shumë e rëndësishme për njerëzit e këtij lloji. Ata kanë nevojë për një person të dashur, i cili mund të ridrejtojë pesimizmin e elefantit në optimizëm dhe ta detyrojë atë të besojë në vetvete. Zakonisht kanë shumë miq dhe familje përreth tyre.

Ketrin

Kjo kafshë simbolizon lëvizshmërinë, efikasitetin, energjinë dhe përkushtimin ndaj një detyre. Ketrat kanë një inteligjencë të lartë, largpamësi dhe janë gjithmonë aktivë. Ata gjithmonë përpiqen të ecin përpara. Me energjinë dhe gëzimin e tyre të papërmbajtshëm ata mbështeten nga besimi dhe forca e tyre.

Kjo përzierje e cilësive e bën ketrin të jetë popullor në shoqëri. Këto personalitete janë shumë komunikuese dhe njerëzit i rrethojnë ata thjesht për të mbledhur pak prej optimizmit të tyre. Energjia e tyre i ndihmon të përballen me çdo vështirësi, pavarësisht se sa të mëdha janë. Ketrat mund të vëzhgojnë dhe analizojnë një situatë që i ndihmon të arrijnë shumë. Ata lëvizin shpejt në të ardhmen, por ata kurrë nuk e harrojnë familjen, ose prej nga vijnë.

Bretkocën

Bretkoca është gjithmonë në gjendje të qetë. Ky lloj personaliteti nuk ka ngut dhe gjithmonë kërkon kohë për të vëzhguar, analizuar dhe marrë vendimin më të mirë midis të gjitha opsioneve. Bretkosat mund të jenë një mik i mirë i cili mund të dëgjojë dhe të ndihmojë me këshilla të mira. Këta njerëz kanë mençuri që ndihmojnë në punë dhe në jetën e tyre personale, por ndonjëherë bretkosat presin shumë gjatë dhe mund të humbasin një shans të mirë.

Sidoqoftë, pasi të merret një vendim, gjithçka lëviz shpejt dhe nuk ka më asnjë hezitim. Bretkosat kanë një intuitë të madhe dhe kollaj mund të shpëtojnë nga rreziku dhe të qëndrojnë të sigurta në situata të ndryshme. Ato punojnë shumë dhe nivelet e larta të përqendrimit i ndihmojnë të arrijnë qëllimet e tyre.

Peshkun

Ky lloj personaliteti përfaqëson në mënyrë perfekte intuitën. Këta njerëz udhëhiqen nga shenjat që shohin në rrugën e tyre dhe, me mjeshtëri, shmangin pengesat. Ata janë mjaft këmbëngulës, por zakonisht nuk janë reaktivë. Ata i fitojnë betejat e tyre pak e nga pak. Ata gjithashtu dinë të ruajnë sekretet e veta dhe të të tjerëve dhe kanë një prirje për të qenë konfidencialë.

Peshqit janë të prirur ndaj lëkundjeve të humorit, megjithëse mund të mos jenë të dukshme sepse nuk janë mjaft ekspresivë me fytyrën e tyre. Ndonjëherë ky lloj personaliteti mund të ketë një tendencë të duket tepër misterioz. Ata nuk përpiqen të fshehin asgjë, thjesht nuk e humbin energjinë e tyre dhe do vazhdojnë të kursejnë burimet e tyre derisa të shohin kohën e duhur për të ndërmarrë veprime. 

Të Lidhura

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale
Të ndryshme

Parashikimi i motit, ja sa pritet të arrijnë temperaturat maksimale

22 Shtator, 2025
Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin
Të ndryshme

Njihuni me pijen që ju ndihmon për gripin

14 Shtator, 2025
Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!
Të ndryshme

Më pak nxënës në shkolla, zv.ministrja e Arsimit garanton mësuesit: S’ka largime!

8 Shtator, 2025
Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve
Të ndryshme

Hurmat, aleatët më të mirë të zemrës dhe zorrëve

2 Shtator, 2025
TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës
Aktualitet

Shkarkohet zyrtarisht Erion Veliaj! Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës

23 Shtator, 2025

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano
Aktualitet

Eduart Ndocaj feston 50 vitet/ Një natë madhështore në Milano

23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës
Aktualitet

Shkarkimi i Veliajt/ Nis mbledhja në Këshillin Bashkiak, TENSION dhe AKUZA mes maxhorancës dhe opozitës

23 Shtator, 2025

Si parashikohet moti për këtë të martë
Aktualitet

Si parashikohet moti për këtë të martë

23 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com