Që “Zogu i Tiranës” intrigon kureshtjen e shqiptarëve kjo është vërtetuar me vitet e tij në ekran. Fakti që drejt tij ka një suport të madh si të fansave, ndjekësve ashtu edhe figurave publike, vë në diskutim akuzat e ngritura përkundrejt tij.

Para pak ditësh ai festoi ditëlindjen e tij të 26-të dhe ndryshe nga ditëlindjet e mëparshme, kjo e fundit ishte në shtëpi. Jemi mësuar që Hermesi çdo vit të organizojë festa masive dhe luksoze me pjesmarrje të shumë figurave të njohura të ekranit, por edhe pse në arrest shtëpie, të njohurit nuk kanë lënë pa e kujtuar dhe pa i ofruar mbështetje.

Të afërm, miq e kolegë nuk hezituan ta surprizojnë Hermesin në orët e vona të mbrëmjes duke trokitur në derën e shtëpisë ku ai ndodhet momentalisht, në një nga zonat më të populluara të Tiranës. Surpriza më e madhe për të është suporti maksimal që ka marrë dhe mesazhet e shumta ku presin me pa durim rikthimin e tij në ekran.

Vlen për tu theksuar fakti se Nikaj i mohon akuzat e ngritura kundrejt tij dhe prononcimin mediatik do ta bëjë vetëm kur të mbyllet çështja. Unë nuk kam cënuar dhe as detyruar askënd, jeta ime private nuk duhet ti interesojë askujt, është shprehur gjatë kohës së paraburgimit Nikaj.

Mbase këto akuza kanë qenë edhe të qëllimshme pasi gjatë vitit 2019-të ai u komentua për pasionin e tij ndaj jetës luksoze, mjetet e rrobat e shtrenjta dhe udhëtimet përreth botës, si në Dubai, Egjipt etj.

Mbetet për tu parë se çfarë do të vendosë drejtësia shqiptare e cila çalon dukshëm në sistemin e saj. Një gjë është e sigurt, rikthimi i tij në televizion do t’u sillte buzëqeshjen shumë shqiptarëve të cilët janë mësuar me figurën dhe pozicionin e tij në ekran! /InfoPressAlbania/
