InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: Vafsh në djall profesori im, gaztori që tallet me viktimën që sapo ka dhunuar

18 Maj, 2020
in Artikuj, InfoPress, Politikë, Të ndryshme
A A
Ish studenti i Ramës sot artist me famë botërore: Vafsh në djall profesori im, gaztori që tallet me viktimën që sapo ka dhunuar

Profesori i parë që më ka folur kundër komunizmit ka qenë Edi Rama. Duke ardhur nga një qytet i dhùnuar keqas në vitet e rregjimit, isha mësuar me përshpëritjet nën zë apo në rrethe íntime, por kurrë nuk kisha hasur një figurë që, e mveshur me petkun dhe autoritetin e mësuesit të artikulonte aq hapur mendimin ndryshe. Lidhja ime me Edi Ramën i ka rrënjët tek ky frymëzim antikonformist, tek guximi i fjalës, por edhe i veprimit qysh në pròtestat e para në Institutin e Arteve deri te lëvizja studentore.

Shumë vite na ndajnë nga ajo kohë e shumë gjëra kanë ndodhur në jetët e secilit prej nesh. Ka patur momente afrimi e momente largimi, ka patur indíferencë, entuziazëm e shpresë siç ka patur dyshime e mospajtime në distancë.

Kjo ngjan si një histori e rëndomtë marrëdhënieje mes një ish studenti e një ish profesori, por ja që ish profesori ka ngjitur shkallët e pushtetit e sot është kryeministri i Shqipërisë e pikërisht sot ka konsumuar një akt brùtal e të pabesë: ka shèmbur godinën e Teatrit Kombëtar e ka dhùnuar njerëzit që për më shumë se dy vite i kishin dalë në mbrojtje. Në fakt kjo është vetëm pika që bëri të derdhet vazoja.

Atëherë në djall ish profesori me gjithë kujtimet e shkollës. Edi Rama është sot fytyra e dhùnshme e pushtetit. Është i pushtetshmi që nëpërkëmb të ndryshmin e manipulon të dobëtin. Është pazarxhiu që tregton me të mirën publike. Është gaztori që tallet mbi viktímën që sapo ka dhùnuar. Është artisti, ah po artisti. Këtu më duhet më shumë se një rrjesht.

Edi Rama pa dyshim ka lënë gjurmë në artin shqiptar. Nuk ështe artisti i dèshtuar që etiketojnë shpesh herë kundërshtarët e tij. Pa dyshim është ndër ato që rinovuan elementët e shprehjes artistike në vitet 90. Është ndër ata që krijuan modelin e artistit të angazhuar e antagonist me pushtetin. Pa dyshim ka edhe kontributin e vet në hapjen e skenës së mbyllur shqiptare ndaj dialogut me artin bashkëkohor ndërkombëtar si kur ishte ministër kulture apo edhe kur u zgjodh kryetar bashkie në Tiranë. Por pikërisht atëherë zë fill tek ai edhe fara e një arti që bëhet spektakël i pushtetit dhe i një pushteti që manipulon artin.

Me intensitet të ndyshëm, por gjithmonë e më tepër, në këto vitet e fundit, pushteti dhe estetika e pushtetit janë ndërthurur në një simbiozë sa pròblematike aq edhe të fríkshme. Estetika si dukje, si fasadë e zbukuruar, si shkëlqim i jashtëm i një të brendshmeje që kalbet nga e pavërteta, brùtaliteti dhe vùlgariteti është sot vepra më evidente e politikanit-artist Edi Rama.

Nuk është Edi Rama artisti i vizatimeve surreale me ngjyra në dokumente zyrtare, apo i qeramikave të abstraguara, por Edi Rama videoartisti i videove marramëndëse me dron për propagandë në facebook, manipuluesi i portreteve të vogëlushëve të vuajtur që presin udhëheqësin t’i bëjë me shtëpi, regjisori i selfie-reality-shoë që rreshton në skenë figurantët për të luajtur spektaklin e tij të pushtetit, por edhe me keq, projektuesi i një shoqërie ku elementet përbërës janë si ngjyrat në tavolocën e piktorit që, nën vizionin e trillit të tij, vendos si t’i shpërndajë, kur t’i ekzaltojë e kur t’i fshijë mbi telajon e realitetit ku vepron.

Ky është artisti i banalitetit uluritës por edhe i një derive të rrezikshme për demokracinë e brishtë shqiptare që duhet ta njohin e, nëse duan, ta ekpozojnë galeritë dhe bienalet e artit nëpër botë, por që për fat të keq, e konsumojnë vetëm qytetarët shqiptarë, ata qytetarë të cilëve ai u shitet si udhëheqës, si kujdestar i trupit dhe i shpirtit, si baba që në fund të fundit i rreh se i do. Ish profesori dhe artisti Edi Rama ka një vend tashmë në memorien time e aty besoj do të rrijë gjatë. I pushtetshmi ekstravagant Edi Rama ka sot një kundërrshtar publik me shumë.

Nga Ardian Paci.

Të Lidhura

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026
Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…
Të ndryshme

Mos e qëroni më mollën! Pjesa që po hidhni çdo ditë është…

8 Prill, 2026
Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…
Histori

Kush ishte Franko Krroqi, inxhinieri qê mundi Ramiz Alinë në zgjedhjet e 31 marsit 1991. Premtimi që i dha banorëve autoktonë të Njësisë 8…

5 Prill, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it
Të ndryshme

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

5 Prill, 2026
“1 Prilli, Dita  e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini
Të ndryshme

“1 Prilli, Dita e Gënjeshtave”/ Si ka filluar dhe ç’duhet të dini

1 Prill, 2026
Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi
Të ndryshme

Jurgen Gjoni, një zë i ri që sjell emocion dhe shpresë në poezi

31 Mars, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com