Nga Skerdjan DHULI
Nga 850 të infektuar, kemi vetëm 30 të vdekur. Pra rreth 3%.
Ndërkohë mbi 90% e të vdekurve kanë qenë pacientë me semundje kronike, ose ndryshe siç i cilësojnë mjekët ‘imunodefiçentë”.
Pyetja që do duhet t’i bëhej ekspertëve të komitetit teknik është kjo: Sa prej këtyre viktimave do të vdisnin nga një grip i rëndë sezonal ?
Sepse nëse më thoni që “pacienti kishte edemë pulmonare, insuficiencë renale dhe probleme kardiake” atëherë kjo është tallje me inteligjencën minimale të qytetarëve pasi të gjithë e dinë se një pacient i tillë në mbi 90% të rasteve do të vdiste nga çdo grip normal ku temperatura shkon mbi 39.
Kjo tregon se paniku i mbjellë nga kryeministri për një katastrofë të mundshme, ka vetëm qëllime politike dhe kurrëkund lidhje me studime epidemiologjike apo studime të tjera mjekësore.
Prandaj karantina duhet mbyllur një orë e më parë. Vdekja e ekonomisë tani është fakt.
Minimumi që duhet bërë është shëndeti psikologjik i popullsisë.