Nga Psikologia Marsela Lekli
Pështatshmëria dhe kujdesi që duhet të kemi në daljen nga karantina dhe të integritohemi dhe të socializohemi në komunitet dhe shoqëri. Stimulimi dhe prespektivat teorike se si njerzit janë prekur psikologjikisht duke u perballur me Covid/19. Qëllimi kryesor është zvogëlimi i zhvillimit të shqetësimit të cilat hasen si dhe sjelljet parandaluese. Faktorët e rrezikut të shqetësimit psikologjik në nivele individuale, familjare, ndernjerëzor, social, kulturor.
Ndikimet e mediave masive dhe rrjetet sociale janë faktorë qëndrimi psikologjik ndaj Covid/19. Ndikimet psikologjike më së shumti, dhe me rrezik më të lartë janë ato në të njëjtin komunitet më të goditur ndaj Pandemisë.
Ndërhyrja dhe ndryshimi i sjelljes mbas karantines, për të përmirsuar përshtatjen për të rrespektuar rregulloren dhe udhëzimet parandaluese për të mposhtur më së miri, dhe shpejtë këtë Pandemi.
Mbas një kohe relativisht te gjatë në vetëkarantinim dhe përballja me jetën e jashtëme, mund të ketë ndryshime sociale, psikologjike, humori, sjelljes, frikes, ekonomise,etj. Përpos kësaj shumë njerëz kanë humbur punët, dhe rifillimi në kërkim të një pune të re, normalisht do ketë një pëballje e vështirë psikologjike për të fituar jetën, ekonominë e mëparshme. Kjo sështë aspak e lehtë por duke menduar që kjo Pandemi ka marë me mijra jetë njerzish duhet të falenderojmë zotin që jemi akoma mirë dhe më të fortë për të ecur përpara dhe nisur çdo gjë.
Jeta pas karantine duhet te jetuar, sikur jemi në karantinë, të ruajmë distancimin social, të shmangim grumbullimet masive, të perdorim higjenën maska, doreza , disifektant, doreza, sa më pak kohë jashtë dhe shumë të reduktuar në komunitet. Të ndjehemi mirë me veten dhe për të fituar kohën e humbur me durim sepse një përditësim i menjëhershëm mund të jetë fatale për komunitetin.
Njerzimi ja ka dalur, dhe ka përballuar dhe situata më të vështira na duhet forca dhe kurajo për të ecur dhe vazhduar përpara duke menduar se kjo ishte sprovë për njerzimin për të na bashkuar më shumë me njëri-tjetrin fëmijët ,familjen, prindërit, gjyshrit.
Mënyra me e mire të mbrojmë njëri-tjetrin dhe ta duam njëri-tjetrin. Duhet të shmangim dëshirat dhe lluksin e dëshirave të pavënd.
Mos harroni Virusi jeton në ajër akoma.











