Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur pas mesnatës në Delvinë. Ngjarja u regjistrua në qendër të qytetit, ndërsa mësohet se eksplozivi i ishte vendosur një automjeti.
Sipas burimeve mësohet se makina fuoristrade “Mercedes-Benz” GLE është në pronësi të shtetasit Vango Zoto 53 vjeç, i cili është edhe shofer i linjës Delvinë-Athinë.
Policia po punon për të zbardhur shkaqet e ngjarjes. Ndërsa priten të mësohen më shumë informacione në orët në vijim lidhur me këtë ngjarje.