InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Eduart Ndocaj përshëndet kërkesën e Ligës Shqiptaro- Amerikane për shkarkimin e Grenell nga Kosova

30 Prill, 2020
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Eduart Ndocaj përshëndet kërkesën e Ligës Shqiptaro- Amerikane për shkarkimin e Grenell nga Kosova

Ish-deputeti Eduart Ndocaj, i vëmendshëm ndaj zhvillimeve politike dhe dinamikës së ngjarjeve në të gjitha trevat shqiptate, ka dëshmuar me qëndrimet e tij, se është një zë i fuqishëm në mbrojtje të interesave kombëtare.

Përmes një qëndrimi koherent, Ndocaj në postimin e sotëm ka përshëndetur reagimin e Lidhjes Shqiptaro-Amerikane, drejtuar Presidentit Trump, duke i kërkuar shkarkimin e emisarit të saj Grenell nga çështja e Kosovës.

Kujtojmë se, z. Ndocaj, është anëtar dhe përfaqësues nderi i ligës shqiptaro-amerikane, përfaqësuar me President z. Joseph DioGuardi.

Eduart Ndocaj, është një nga politikanët e vendit që është dimensionuar me mbrojtjen e çështjes dhe identitetit kombëtar, duke dëshmuar gjenezën e tij si një pinjoll i një familjeje me tradita të mëdha atdhedashurie.

Ja qëndrimi i Ndocaj në lidhje me këtë deklaratë të DioGuardit:

SI ANËTARË DHE PERFAQËSUES NDERI I LIDHJES SHQIPTARE TË AMERIKËS, UNË EDUART NDOCAJ PËRSHËNDES KËTË KERKESË NGA PRESIDENTI I KËSAJ LIDHJE, DIOGUARDIN.
Ja ça i kërkuan nga Trump shkarkimin e Grenell nga çështja e Kosovës.

DioGuardi, Presidenti i Lidhjes Shqiptaro – Amerikanë.
Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane i ka bërë thirrje Presidentit të ShBA-ve, Donald Trump, që të largojë Richard Grenell nga detyra e tij si i dërguar special për dialogun Kosovë – Serbi.

Nëpërmjet një letre të hapur thuhet që qasja e Administratës Trump është e gabuar dhe se besueshmëria e Grenell ka humbur si ndërmjetësues i paanshëm.

“Ne besojmë se qasja e administratës Trump ndaj konfliktit Kosovë-Serbi në thelb është e gabuar dhe prandaj është e destinuar të dështojë. Meqenëse Ambasadori Grenell ka humbur besueshmërinë e një ndërmjetësuesi të paanshëm, Lidhja Qytetare i bën thirrje Presidentit Trump që të largojë Ambasadorin Grenell nga detyrat e tij si i Dërguari Special për dialogun Kosovë-Serbi”, thuhet në letër”, thuhet në këtë letër.

Ndërsa thonë që janë të shqetësuar pasi rënia e qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti u orkestrua nga disa anëtarë të politikës në Kosovë në koordinim me Grenell.

“Ne, anëtarët e Bordit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, jemi shumë të shqetësuar për situatën e rrezikshme në Republikën e Kosovës pas rënies së qeverisë së Kryeministrit Albin Kurti të zgjedhur në mënyrë demokratike. Rënia ishte si rezultat i një lëvizjeje të paprecedentë të orkestruar nga disa anëtarë të elitës politike të Kosovës të përkushtuar për avancimin e interesave të tyre personale, në koordinim me të Dërguarin Special të Presidentit Trump për Negociatat e Paqes Serbi-Kosovë, Ambasadorin Richard Grenell. Lidhja Qytetare gjithmonë ka lobuar te Qeveria e SHBA-së që në koordinim me Bashkimin Evropian të angazhohet plotësisht në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të qëndrueshme të konfliktit Kosovë-Serbi. Për keqardhjen tonë, Ambasadori Grenell ka keqpërdor rëndë procesin duke e ndjekur një zgjidhje të lehtë dhe të shpejtë”, thuhet tutje në letër.

Por, kush është Lidhja Qytetare Shqiptaro – Amerikane?

Kjo udhëhiqet nga amerikani Joseph DioGuardi.

DioGuardi ishte anëtari i parë i Kongresit që prezantoi çështjen e të drejtave të Shqiptarëve në Ballkan, duke e bërë si çështje me interes për Qeverinë e ShBA-ve nëpërmjet rezolutës së Kongresit që ai e solli në Shtëpinë e Përfaqësuesve në vitin 1986.

DioGuardi ishte gjithashtu përgjegjës për dëgjimin e parë në Kongres për çështjen e Kosovës në vitin 1987 dhe ka bërë më shumë se 40 udhëtime në Ballkan prej që është larguar nga Kongresi në vitin 1989, tash në cilësinë e themeluesit, vullnetarit e Presidentit të Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane.

Në vitin 1990 DioGuardi bashkë me kongresmenin Tom Lantos kanë vizituar Kosovën për të parë politikat brutale të diktatorit serb, Slobodan Millosheviq dhe regjimit të tij e pastaj bën edhe udhëtimin e parë zyrtar në 50 vite në Shqipëri, prej kohës së diktaturës.

Në vitin 1996, DioGuardi u rikthye në Shqipëri me këshilltarin për Ballkan të Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, Shirley Cloyes dhe kongresmenin Benjamin Gilman, kryesues në atë kohë i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë, ku u takuan me Presidentin Sali berisha për të diskutuar sigurinë kombëtare.

Pastaj udhëtoi për në Shqipëri përsëri në vitin 1998 për krizën humanitare nga lufta në Kosovë, me kërkesë të kongresmenit Dana Rohrabacher, e në verën e vitit 1999, DioGuardi bashkë me Cloyes udhëtuan në Kosovë pas bombardimeve të NATO-s dhe i raportoi kryesuesit Gilman, shkruan gazeta inFokus.

Në vitin 2003, DioGuardi dhe Cloyes ishin ata që prezantuan një rezolutë në Kongres dhe i bën thirrje Qeverisë së ShBA-ve që të njohin pavarësinë e Kosovës, bashkë me përkrahjen e komitetit për Marrëdhënie me jashtë, kryesuesin Henry Hyde dhe anëtarin e lartë Tom Lantos.

Madje, bashkë me Lantos në vitin 2003 udhëhoqën një delegacion për në Malin e Zi ku qëllim ishin të drejtat e Shqiptarëve dhe statusi i tyre në këtë vend.

DioGuardi ka lindur në Bronx të Neë Yorkut në vitin 1958, ndërsa babai i tij emigroi në ShBA në vitin 1929 dhe ishte me etni shqiptare, i lindur në një fshat në Itali.

Të Lidhura

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025
Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas
Aktualitet

Prishjet e objekteve në Theth/ Rama: Shumica e atyre që ndërtuan pa leje, jo banorë vendas

14 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com