Kol Murrani është një nga personat e vrarë me armë zjarri në Lezhë. Ai është rapsod i njohur në Lezhë, si dhe pronar i një lokali në zonë. Mbeten mister motivet e këtij krimi të rëndë, ku u vra edhe Preng Simoni. Kol Murrani nuk rezulton me të shkuar kriminale dhe njihet nga shumë banorë të zonës. Ka qenë djali i njërit prej viktimave, i cili i ka gjetur pa shenja jete.