InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Edon Kuqi: Coronavirusi dhe Coronapropaganda!

18 Prill, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Edon Kuqi:  Coronavirusi dhe Coronapropaganda!


Prej javësh e tashmë muaj e gjithë bota është gjunjëzuar para një armiku të padukshëm por tejet të rrezikshëm, një virus që u perhap me shpejtësi e që nuk kurseu askënd e vecanërisht të moshuarit dhe ata të cilët vuajnë nga një sëmundje.


Që në momentin e parë të zbulimit të pacientit zero në vendin tonë u morën menjëherë masat paraprake nga ana e qeverise në mënyrë që të parandalohej pëhapja e covid-19 masa që në mendimin tim modest të vonuara përsa I perket mbylljes së kufijve pasi qindra emigrantë shqipëtarë u rifuten në shqipëri pa u marrë masat e karantinimit të detyruar e as me kontrolle specifike pasi nuk mund të jetë kontroll matja e temperatures me një termometer 200 lekësh kur dihet në fakt se shenjat e para jepen pasi të kenë kaluar të pakten 14 ditë nga dita e infekimit.


Pasi u mbyllen të gjitha baret, restorantet,biznese të ndryshme etj dhe njerëzit u karantinuan qeveria vijoi me planin e saj qe absolutisht ku e kam parë të arsyeshme e kam përshëndetur. Por lënia hapur e fasonerive dëshmoi këto ditë se ishte gabim I pafalshëm. Raste të reja në Krujë dhe Lac që rrit akoma më shumë pasigurinë dhe shton friken tek të gjithë,por cfarë po bën shteti,a ka marrë masa për të testuar të gjithë kontaktet e të infektuarve,fatkeqësisht JO.


Cështja nuk është vetëm të karantinosh popullin por këtu fillon dhe puna e vërtetë e nje qeverie të mirë. Njerëz që tashmë janë të papune të mbylluar e padyshim edhe të frikësuar për atë që I pret kanë nevojë jo vetem të degjojnë kryeministrin duke folur për paga e rroga por dhe të shohin paratë në llogaritë e tyre që besoj shumica janë zhgënjyer nga ajo qe u ka kaluar ë llogari.


Qeverisë nuk I pëlqen të krahasohet me vendet e tjera ne raste fatkeqësie ku I duhet të nxjerre para por unë si qytetarë mund ta bëj. Covid-19 është I njëjtë kudo por ama mënyra se si vende të ndryshme po e “luftojnë” bën ndryshimin.


Tek ne po ndodh dicka e tmerrshme dhe në kufijtë e neverisë,po po kjo që po ndodh këtu ta shpif. Përvecse kemi një kryeministër që qëndron nga mëngjesi deri ne darke live duke bërë mjekun,profesorin,instruktorin e palestres,psikologun etj bën dhe me kohë të pjesshme kryeministrin.


Unë nuk mund të pretendoj të bëj një analizë të mirë ekonomike pasi nuk jam ekonomist e as nuk dua të bëj mjekun në këtë shkrim por do bëj atë që jam,një qytetarë që jep mendimin e tij në mënyren e tij. (tek shifrat ju siguroj që do jem më I mirë se kryeministri).


Nëse do flasim për shëndetsinë me shumë mirënjohje do I përulem cdo mjeku që pasi I kemi sharë deri tani tani po e kuptojme vërtetë rolin e tyre në këtë botë.Sot padyshim po marrin gjithë mirënjohjen e merituar pasi nën një ankth,stres e përgjegjësi të madhe u duhet të përballojnë dhe një trysni të madhe politike për arsyen e thjeshtë se qeveria gjithë këto situatë po e kthen propagandistike. Covid-19 ka qarkulluar që në muajin shkurt në shqipëri dhe që në këtë moment bie poshtë pacienti zero dhe shume brockulla të tjera.

Ka një mungesë të theksuar transparence për numrin e vdekjeve dhe për shifrat reale të numrit të të prekurve. Kur e gjithë bota thotë teste,teste,teste ne themi po u bëjmë teste të gjithë atyre që telefojnë 127-ten që në rastin më të mirë do tre ditë të të marrë seriozisht. Si mund ti bësh pritë këtij armiku kur nuk bën gjënë më elementare TESTE se vetëm kështu ke mundësi ta parandalosh se nuk mund ti bësh prite një armiku që nuk e sheh me tanke e mitrolozë që ne rastin më të mirë te kërkon 10.000 lekë karburant vetëm për një gjiro me sirenë ndezur.


2-3 javët e para nga gjendja e panikut që u krijua të gjithë flisnin vetëm për problemet shëndetsore që sjell ky virus,pa fund kërkime në google për informacione,u boshatisën farmacitë nga vitamina C etj si këto por sot kur jemi më të qetë e kur ai portofoli I shkretë që më shumë ka qënë I zbrazët në këtë popull fillon e shkon në fund dalim tek problemet ekonomike që solli virusi dhe që fatkeqësisht janë të shumta.

Njerëzit sot janë në pasiguri totale në atë që I pret nesër,janë të pasigurt nëse do arrijnë ta marrin pagën e premtuar e ata që nuk kane as pagë e janë të papune kanë ngritur duart e presin ti dëgjojë zoti meqë shteti ka vënë kufjet.


U ishte vënë një kredi të gjithë bizneseve në dispozicion me garant shtetin që këto biznese të mund të merrnin kredi e të paguanin pagat e punonjësve pothuajse 0 biznese kanë marrë kredi duke u kaluar as gjysmen e pagës ne llogari e disa të tjerë as nga 10.000 lekë por në situaten ku ndodhemi të gjithe thami bereqaves.


Unë nuk jam aq cinik sa ti kërkoj qeverise 600 euro sa italianët por ama as nuk mund të pranoj që shteti dhe në kohe lufte te zhvazë,është e papranueshme që në një situatë të tille të vazhdojë vëmëndja të jetë tek oligarkët,që tenderat ti jepen kompanive që regjistrohen 2 ditë para se të hapet tenderi e ku koncensionet e famshme te mos bien vetëm që marreveshjet qeveri-PPP të jeni të paprekura.

Është vështirë të kërkoj shume nga një kryeministër që fatkeqesisht nuk di sa është GDP e vendit të tij por do ta bëj,do ta bëj si një njeri që punon 12 orë në ditë dhe po modest në krahasim me të tjerët por jam taksapagues I këtij vendi. Kështu si është situate mendoj që ajo që do ndodhi pasi të kalojë kjo situatë do jetë shumë më e rëndë, do jemi në një krizë të thellë ekonomike me njerëz të papunë,pa shpresë e pa një të ardhme. Secili prej nesh nuk e ka të sigurt punen nesër ashtu sic nuk ka të sigurt jeten.


Ishte një meme e bukur në një faqe në internet ku dhimbshën në fakt paraqitej mësimi online.


Me gjithë respektin e jashtëzakonshëm që kam për mësuesit më duhet dhe na duhet ta pranojme se ky mësimi online nuk po funksion sic duhet dhe diku calon.

Sigurisht nëse unë do merrja të mirëqënë atë qe thote ministrja e arsimit do I isha bashkuar grupin imagjinar që jeton në shqipërine e ëndrrave por fatmirësisht jamë me këmbë në tokë. Si mund të pretendojmë që mbi 80% e nxënësve po marrin mësime onlie ku sipas eurostat vetëm 1 në 3 fëmijë anë akses në internet dhe ku Shqipëria radhitet e fundit në rajon ku vetëm 30% e familjeve kanë mundësi aksesi në internet. Na është mbushur koka me shifra të rreme këto ditë të thëna nga shteti që mua më shume më ngjajne me hirin që mbulojnë atë të maces.


Ajo që po vihet re këto ditë është dhe zemërgjërsia e shumë njerëzve. Respekt pa fund për secilin prej atyre që ndihmuan e po ndihmojnë në heshtje dhe neveri pa fund per ata që nuk po lënë të mjerë pa fotografuar me atë qesen që mezi kalon javen. Është e turpshme sesi po përdorin këto ditë për ti bërë reklame vetes dhe supermarketeve akoma më e turpshme kur kryetari I bashkisë e kthen institucionin në OJF dhe pozon para aparatit a thua se është bamirës e jo që po bën detyren ku as detyren nuk po e bën në fakt se detyra e tij është të hartojë plane konkrete se si të përdorë buxhetin e fryrë të bashkisë e jo të pozoje para aparatit me shpuren e tij të deputeteve që shënojnë dhe emrin te kutia e “ndihmes’’.


A si nuk kam një grusht të forte ti bi mun në zemër malit qe sbezanë do thoshte migjeni që fatkeqësisht është kaq akotual dhe sot.


Duhen ndihma konkrete dhe jo dokrra hini,duhen plane afatgjata ekonomike dhe siguri për të ardhmen që për fat të keq nuk I pamë deri më sot e zor që do I shohim por le të bëjmë atë që për fat të keq bëjmë gjithmonë,të themi bereqaves kur marrim pak e ti lutemi ma shumë zotit e ti kërkojmë ma pak llogari robit, e di që nuk është mirë por ne nuk I kërkojmë të drejtat në kohë paqeje e jo më në kohë’’lufte’’ do thoshte kryeministri prandaj dhe ai është kaq i qetë në qetësinë që i falin ullinjtë e Surrelit.

Të Lidhura

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë
Opinione

Teatri i farsës dhe propaganda e Ramës- Shqipëria mes ironisë së Orwell-it dhe realitetit të trishtë

21 Korrik, 2025
Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë
Opinione

Artisti dhe Politikani/ Azgan Haklaj, demokrat me FRYMË. Qendrimet anti-Berishë, nuk e çojnë kurrë në kryqëzatë

19 Korrik, 2025
“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit
Opinione

“Operacioni i Dorëheqjeve” – Iluzioni i Reformës dhe Përpjekja e Ramës për të Mbuluar Farsën e 11 Majit

19 Korrik, 2025
Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare
Opinione

Denada Isa: Arjan Hamiti, zëri dhe fuqia që rikthen çështjen çame në busullën e ndërgjegjes kombëtare

18 Korrik, 2025
Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”
Opinione

Nga Klodian Cara: E vërteta që del ngadalë për Adriatik Lapajn dhe “Shqipëria Bëhet”

18 Korrik, 2025
Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë
Opinione

Kërkesa në rritje për veshje të personalizuara: Tendenca, sfida dhe mundësi të reja në modë

15 Korrik, 2025

TË FUNDIT

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova
Show Biz

“Je e ftuar kot, u pendova…”/ Ronaldo përzë Krisën nga emisioni: Turp që të ftova

22 Korrik, 2025

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot
Aktualitet

Temperaturat kapin 40°C, njihuni me parashikimin e MOTIT për sot

22 Korrik, 2025

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit
Aktualitet

Hapet gara për nënkryetarët e rinj të bashkisë së Tiranës, zbulohet POSTI i ri që Rama i ka besuar Ristanit

22 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 22 Korrik 2025

22 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com