InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Covid-19 dhe Cov-Ed-20

17 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
“Karantinohen” edhe mediat, Rama nxjerr urdhërin

Nga Erl Kodra

– Dystopi-

Romanet dhe filmat dystopian përshkruajn një shoqëri në depresion të thellë (zakonisht shtypëse), ku dominon propaganda dhe mbizotëron një rend shoqëror utopik. Në krye të rendit, gjithmonë gjenden njerëz që kanë ngritur një botë sipas vizioneve të sëmura të liderit. Në veprat dystopiane qeniet njerëzore janë numra pa vlerë nominale si individ, ku ndergjegja nuk luan asnjë rol në shoqëri, sepse vet shoqëria fuknsionon si një organizëm gjigand, gjithmon sipas vullnetit të liderit.

Pavarësisht faktit se këto lloj veprash nuk janë ndërtuar mbi fabula reale, në të vërtetë, rende të tilla kanë ekzistuar dhe ekzistojnë: komunizimi dhe fashizimi ishin shoqëri të modeluara sipas vizioneve haluçinante të disa individëve që e shpallën veten lider të pagabueshëm. Shoqëria shqiptare u modelua sipas vizioneve të sëmura të një individi pervers, duke shqyer jetën e bashkëkombasve, pa keqardhje. Në këtë kuptim, shoqëria jonë ishte tipikisht një dystopi, që e tejkalon çdo fantazi shkrimtari dhe regjizori hollivudian.

Është për keqardhje që deri më sot nuk është shkruar ndonjë vepër e tillë, pavarësisht se ngjarjet reale që kanë përjetuar shqiptarët, do të ishin skena perfekte për filmat dystopian. ***Bota gjendet nën terrorin e Covid-19, një grimce vrastare që vërtitet mes nesh, duke sulmuar thelbin e marrëdhenieve humane. Armë më vrastare njerëzimi nuk kishte njohur më parë. Aeroportet e metropoleve të mëdha po mbyllen njëri pas tjetrit; po ndalojnë trenat dhe anijet transoqeanike. Dhe të mendosh se ne e njohim vetëm fillimin, por jo edhe fundin e terrorit Covid-19!Vendi ynë me kohë është endur në një realitet të çuditshëm, ku një grup individësh ka uzurpuar median, politikën dhe ekonominë e vendit.

Pjesa tjetër zvarritet në një lloj biznesi mbijetese, ndërsa rreth 500.000 mijë qytetarë janë në zgrip të ekzistencës. Çdo lexues potencial i këtij teksti e kupton se çfarë është realiteti ynë; sepse shumica po e përjetojnë në lëkurë mbylljen brenda katër mureve, ditën për diell. Shumica e di se çfarë do të thotë kur të mbarojnë ushqimet në frigorifer, por disa mijëra të tjerë gjenden nëpër çadra, pa mure dhe çati. Shumë prej jush po bëjnë llogari të thjeshta, se sa ushqime ka në shtëpi, sa lekë ka akoma, dhe nëse do të marrë rrogën ditën e caktuar. Pas disa ditësh shumë prej jush mund të gjenden në kushtet e karantinës, pa ushqime, pa shpresë, pa zgjidhje.

Tensioni do të rritet mes jush, brenda katër mureve, ndërsa në rrugë është e ndaluar të dalësh; Covid-19 dhe Cov-Ed-20 kërcënojnë ekzistencën tënde fizike. Secili sipas mënyrës së tij të ndyrë.Cov-Ed-20 i mëshon dhunshëm dominimit të gjithçkaje. Ai mendon se fjala e tij është vet rruga, e vërteta dhe jeta. Ndaj ai flet, bërtet, çirret, sakatoset, sikletoset për një popull pa mend, që nuk i kupton vizionet e tij për shpëtimin e popullit në këto kohë apokaliptike. Fundi i botës të duket edhe më i dhunshëm me këtë lider zgërhyell të gjatë, që flet për masa dragoniane.

Vetëm kaq. Nga Kulla e Surrelit, “burri” mjekërbardh shpallë fermanet se si do të ndëshkohen vdekatarët e shkretë, që kapen duke thyer urdhërin e “hyjnisë”. Anipse uria mundet të të mposhtë arsyen racionale, dhe ke marrë rrezikun në sy nga Covid-19. Asnjë fjalë, asnjë shpresë se Zoti i Shqipërisë nga Kulla e Surrelit do të hapë dyert e thesarit sekret, prej 800 milion euro*). Dystopia ka pushtuar shpirtin dhe shtëpinë e njerëzisë, ndërsa rrugët e shkreta shkëlqejnë nga rrezet e diellit. Edhe sa ditë, javë apo muaj mund të durojmë pa shpresë? Shpresë nuk ka. Covid-19 është i pashpirtë, ndërsa Cov-Ed-20 është vet skëterra.

Të Lidhura

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!
Opinione

Pukë dhe Fushë-Arrëz: Ose bashkojmë zërin, ose humbasim të dyja!

17 Gusht, 2026
Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com