InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Është një ëndërr apo realitet?

13 Mars, 2020
in InfoPress, Opinione
A A
Është një ëndërr apo realitet?

Nga Etleva Merko (Mësuese)

Zgjohem në mëngjes herët pasi më është bërë refleks për të shkuar në punë…Hedh sytë nga jashtë dritares së shtëpisë dhe shikoj se si rrugët janë krejt të zbrazëta.

Në këto ditë të bukura ku pranvera ka trokitur, lulet kanë filluar të çelin dhe dielli shkëlqen, kurse ne qeniet njerëzore brejmë brenda vetes të frikësuar nga e panjohura që na ka ardhur tashmë në derë.

Rrezet e arta të diellit kanë depërtuar brenda shtëpisë sikur duan të më ftojnë të dal në natyrën e ringjallur për t’i shijuar, por unë nuk mundem. Nuk mund të dal nga frika e së panjohurës e cila çdo ditë futet brenda qenies së kujtdo personi që e takon duke e marrë me vete në luginën e errët të ishullit “vdekje” .

Ora shkon 9 e 10 dhe me vete mendoj, tani duhet të isha në mësim duke shpjeguar mes buzëqeshjeve dhe mirësisë së fëmijëve te mi, por nuk jam më aty as ata rreth meje që të fal dhe të më falin përqafime të sinqerta. Tani jam përballë një kompjuteri ku mundohem të jap mësimin e ditës nëpërmjet zërit dhe imazhit .

Mundohem ta fsheh panikun gjatë kohës që flas, mundohem të përcjell mesazhe sensibilizuese lidhur me mysafiren e panjohur që ka ardhur në vendin tonë. Pasi dërgoj dhe detyrat e fundit nga kompjuteri me përqafimet virtuale, por të ndjera, vendos të hap televizorin. Dëgjoj se e panjohura tashmë sundon gjithë botën. Të panjohurës nuk po i gjendet zgjidhja , ajo vetëm merr çdo sekondë, minutë, orë dhe ditë jetë njerëzore.
Zilja e telefonit bie…është mami që çdo mëngjes më përshëndet . Zëri i saj më qetëson. Mes shumë fjalësh ajo më thotë:

– Eva do iki edhe kjo sepse çdo gjë kalon!
Pasi mbyll telefonin me pozitivitet them se po edhe kjo do të kalojë si shumë gjëra të tjera. Ne shqiptarët dimë të kalojmë çdo vështirësi. Pas çdo vështirësie vjen lehtësimi. Të qëndrojmë në shtëpi duke u kujdesur për veten dhe duke mbrojtur kështu të gjithë të tjerët.
Rrezet e arta të pranverës do të jenë aty edhe nesër nëse Ne sot do të dimë t’i mbrohemi kësaj të panjohure që mundohet të na mposhti. Ne nuk duhet ta lejojmë të na vjedhi ëndrrat dhe të nesërmen.

Le të sfidojmë sot të panjohurën për të realizuar ëndrrën e së nesërmes. Të gjithë së bashku ne mund t’ia dalim!!!

Të Lidhura

Një dedikim për ty, babi!
Opinione

Një dedikim për ty, babi!

13 Shtator, 2025
Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së
Opinione

Shqipëria dhe ministri i saj i AI-së

12 Shtator, 2025
Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami
Opinione

Shqipëria dhe dashuria e vjetër BE, më mirë syri se nami

12 Shtator, 2025
Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!
Opinione

Nga Era Dushi: Këtë shtator vendosim në plan të parë marrëdhënien prind-fëmijë!

5 Shtator, 2025
Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.
Opinione

Ermal Spahiu: Varësitë që “infektojnë” një shoqëri.

31 Gusht, 2025
Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025

TË FUNDIT

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!
Sociale

Ousmane Dembele shpallet fitues i Topit të Artë 2025!

23 Shtator, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e martë 23 Shtator 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e martë 23 Shtator 2025

23 Shtator, 2025

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet
Bota

Trump jep lajmin e MIRË: Kemi gjetur kurën për AUTIZMIN! Ja kur do të publikohet

22 Shtator, 2025

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes
Aktualitet

Ceremonia për Charlie Kirk, bashkëshortja fal autorin e vrasjes

22 Shtator, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com