Miku im Ilir Allkja, djal i Librazhdit, mjek i shërbimit të urgjencës që shërben me aq pasion ndaj njerzëve në nevojë. Sakrifikon gjithcka per te drenuar pacientët dhe lehtësuar inflamacionin, por e vecanta që na bën të ju mbështesim dhe tju vlerësojmë për atë që bëni, është shembulli personal mbi betimin e ‘’Hipokratit’’ që duhet ndjekur nga cdo bluzë bardhë që betohet për të ushtruar profesionin e mjekut me ndërgjegje, dinjitet duke parë shëndetin e pacientit si brengën më të madhe.
Ilir, ti sot je me mundësi të vogla ekonomike pasi ke zgjedhur të jesh larg ryshfetit dhe nuk ke shfrytëzuar mundësit të shkosh cdo natë në shtëpi me lek, dollarë apo euro, dhe makinën ta ndërrosh njëher në vit apo dy vjet, të kalosh kohen në resortet më të bukura të botes. Ti ke prioritet shëndetin e pacientit, duke ruajtur me të gjithë forcën nderin e traditës fisnike për profesionit e mjekësis dhe vendose që puna është ruajtja e jetes se njeriut ne menyre absolute.
Nga kontaktet që kam pas sot dua të garantoi se Dega e PD Librazhd, miqt, shokët dhe gjithë njerzit e lirë të mbështetin për denoncimin që bëre ndaj paudhësive të qeveris mashtruese dhe kurajon që tregove, jo vetëm si profesionist por dhe si njeri i lirë që drejtësinë e ke në themelin e shpirtit tënd.
Ilir ti besove në vitin 2013 se sekti mavi do punonte më mir se qeveria Berisha, besove me ndershmërinë tënde se mashtrimet e taos ishin të verteta, besove se do kishim një shëndetësi e arsim më të mir, do kishim rritje ekonomike dhe vende të reja pune, rroga më të larta por dhe drejtues instuticionesh profesionistë. Në fakt ndodhi krejt e kundërta nga cfar prisje? Engjellori i hipokrizuar tao harroi premtimet por u aktivizua të vinte sa më shpejt në jetë ëndrën e tij kriminale të bëhej një sulltan i vogël në perandorinë e edver ramës, vendosi në drejtim institucionesh njerëz pa shkollë apo që skishin lidhje me fushën, përcmoj intelektualët, i dha shqelmin cdo Librazhdasi që me kontributin e tij ishte ngjitur në karrier apo i eklipsoj deri ne shuarje.
Ilir, karakteri dhe zemra jote nuk mund ta duronte, padrejtësitë që po bëheshin me institucionet, sidomos në mjekësi, ku mësuesit vendoseshin drejtora spitalesh dhe mjekët, merrnin çantat e syrgjynoseshin në Gjermani, s’mund të duroje dot kur shikoje drejtorët e pushtetarët e zgjedhur pa mbushur vitin në detyrë, bëheshin me makina të viteve të fundit dhe me dy apo tre palë shtëpi, s’mund të duroje dot që prona publike, kalonte në duart e atyre që besoje se janë të ndershëm dhe do rregullonin Librazhdin dhe vendin në tërësi.
Ilir, ti ruan si gjënë më të shtrenjtë profesionin në shërbim të pacientit por duke parë padrejtësitë dhe paudhësitë e pushtetit të votave të vjedhura, kontribon në mbrojtje të vlerave demokratike dhe lirisë që eshtë në rrezik.
Unë jam i qartë dhe i bindur se të njëjtën gjë do bëje me denoncimin e ketyre padrejtësive edhe po të ishte PD në pushtet prandaj ke mbështetjen tonë dhe ska mafioz me karrigen e pushtetit të intimidojë ty apo këdo që thotë të vërtetën.
Zoti te bekoftë ty , djemt, vajzat e Librazhdit dhe çdo shqiptar që bashkohet me ne për të larguar hajdutët dhe mafioztët e sektit mavi nga karriget e pushtetit.
Nga miku juaj
Bujar Vreto.
12-03-2020