Lionel Messi ka lënë pas Ronaldon pasi ka vendosur një rekord të ri në Champions League.
Barcelona ka fituatr 2-1 në transfertë ndaj PSV me golat e shënuara nga Lionel Messi dhe Gerard Pique.
Messi bëhet lojtari që ka shënuar më shumë gola me një skuadër në Champions Leagu (106 Barcelonën).
Ylli argjentinas këtë rekord e ka vendosur duke e lënë pas Cristiano Ronaldon, që kishte shënuar 105 gola me Real Madridin.
“Jam i lumtur për rekordin e ri të vendosur me 106 gola të shënuara, por nuk shqetësohet shumë për statistikat. Fitorja dhe vendi i parë janë më të rëndësishëm”, ka deklaruar Messi pas ndeshjes.