InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dade mbron Haradinajn: Sulmi i Ramës, i papranueshëm. E majta duhet të ribëhet

9 Janar, 2020
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Dade mbron Haradinajn: Sulmi i Ramës, i papranueshëm. E majta duhet të ribëhet

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar në Vjenë prioritetet e OSBE. Ndër të tjera ai tha se e sheh këtë kryesim si mundësi për progres për njohjen e Kosovës, megjithëse në Prishtinë tha jam “tradhëtar” dhe në Beograd “nacionalist”.

Por për Arta Daden, njohëse e mirë e dioplomacisë, kjo është një deklaratë naive pasi OSBE vepron si organ kolegjial.

“Kryeministri në më të paktën mendon me naivitet që do të shtojë njohjet brenda OSBE. Edhe pranimi i Kosovës në OSBE është patjetër nëse do të jenë 100% dakord të gjitha vendet, nëse një vend vendos veton nuk mund të pranohet. Mbi të gjitha duke qenë se ti merr presidencën nuk mund të flasësh si një vend që të cënohen interesat e tua sepse ti do të përfaqësosh interesat e të gjithë vendeve anëtare të OSBE. Është retorikë për propagandë ose të paktën nga padija dhe mungesa e informacionit që kryeministri ka sesi funksionon organizata për siguri dhe bashkëpunim në Europë”, u shpreh Arta Dade.

E ftuar në Rtv Ora ajo dënoi fushatën e Serbisë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

Ndërsa nismën për shengenin ballkanik e konsideron një investim bosh.

“Serbia vazhdon të punojë për tërheqjen e njohjeve. Nuk është nocion ligjor por kjo tregon se Serbia nuk ka nxjerrë asnjë mësim nga dashamirësia që Shqipëria ka treguar duke e vendosur presidentin Vuçiç në krye të një nisme e cila është mbivendosjen, nuk është nismë e re. Jam dakord me të gjitha shqetësimet që kanë ardhur nga Kosova por edhe gjithë klasa politike në Shqipëri. Është një nismë që nuk të çon askund. Shqipëria dhe të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor janë të inkuadruara në mjaft nisma rajonale që kanë qenë edhe efikase. Ato elementë që këta rreken ti zgjidhin brenda vendeve të tyre përpos faktit që nuk kemi ansjë vijë kufitare me Serbinë. Është kohë e humbur kot nga problemet kardinale që kemi sot. Aq më tepër që nuk kemi rakordim me autoritetet e Kosovës”, tha Dade.

Ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste me nota kritike foli edhe ndaj kryeministrit Edi Rama për sulmet verbale ndaj kryeministrit të Kosovës Haradinaj.

“Është i papranueshëm sulmi që kryeministri i Shqipërisë i ka bërë kryeministrit në detyrë të Kosovës. Kryeministri e humbet toruan në momente të caktuara dhe në mënyrë aspak diplomatike, në mënyrë të papranueshme diplomatike sulmon. Do të ishte e papranueshme edhe për një autoritet të një vendi tjetër që nuk është as miqësor me ne. Nuk e di pse ndodhin. Këto tregojnë një kryeministër që nuk është i qetë dhe kërkon të imponojë vullnetin e vet”, deklaroi Arta Dade.

“E majta duhet të ribëhet”

Si jo pak socialistë, Arta Dade, është e mendimit se e majta duhet të ribëhet. E ftuar në Rtv Ora, ish-deputetja socialiste shprehet në mbështetje edhe të ndryshimit të sistemit.

“E majta duhet të ribëhet. Pashë sot në lajme  janë mbledhur 50 mijë firma për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Kjo do të jetë një pikënisje fantastike për të krijuar një frymëmarrje demokratike dhe për forca të reja që të marrin pjesë në zgjedhje.Të kemi parlament demokratik dhe jo parlament të emëruar nga numri një i secilës parti. Do të isha mbështetëse e fuqishme e një sistemi tjetër ku njerëzit do të përzgjidhnin dhe do të ishin më të lidhur direkt për llogaridhënie me deputetin e tyre. Unë kam qenë e zgjedhur direkt katër herë. Të jep lidhje dhe përgjegjësi më të madhe ndaj elektoratin”, tha Dade.

Jashtë politikës dhe diplomacisë, Arta Dade thotë se kjo ishte jashtë vullnetit të saj, por shton se me këtë parlament lumturohet që nuk është pjesë e tij.

“Kjo ishte zgjedhja e kryeministrit dhe jo zgjedhja ime. Por mendoj se në këtë parlament nuk kam humbur ndonjë gjë, nganjëherë lumturohem që nuk jam.Nuk jam shkëputur nga politika, e ndjek politikën. Në gjithë veprimtarinë politike në Tiranë jam shumë e angazhuar”, deklaroi ish-deputetja socialiste Arta Dade.

Të Lidhura

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë
Aktualitet

Emërime të reja në Polici, për herë të parë një grua shefe komisariati në Kuçovë

12 Korrik, 2025
Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!
Aktualitet

Çfare ndodhi mes Naimit dhe Liridonës? Avokati tregon versionin tronditës!

12 Korrik, 2025
Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë
Aktualitet

Aksident i rëndë në autostradën “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, lëndohen dy të rinj të tjerë

12 Korrik, 2025
Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

Kërkon lirimin nga QELIA/ Ja kur do të mbahet seanca për Ilir Metën në Apelin e Posaçëm

11 Korrik, 2025
“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës
Aktualitet

“Demokrat je, por të mirat duhet me t’i thënë ty”, Rama batuta me kryebashkiakun e Pukës

11 Korrik, 2025
Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot
Aktualitet

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i MOTIT për sot

11 Korrik, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 14 korrik 2025

14 Korrik, 2025

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!
Show Biz

Ledri Vula REAGON për herë të parë për lidhjen e Sarës me Erik Fullanin!

13 Korrik, 2025

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike
Artikuj

Luftë globale çmimesh në tregun e makinave elektrike: BYD nis ofensivën me ulje drastike

13 Korrik, 2025

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara
Show Biz

Ajka feston ditëlindjen, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj organizojnë festa të ndara

13 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com