Haxhi Hoti, anëtari i Nismës Socialdemokrate është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kërcënimit që ia bëri liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.
Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Të gjitha veprimet jane ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar eshte kerkuar dhe nuk eshte gjet ne shtepi, te njejtit i eshte lene ftesa per paraqitje te menjehershme ne polici dhe jane njoftuar te gjitha njesitet policore se kudo qe takohet i njejti te arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes ne polici me urdher te prokurorit eshte derguar ne mbajtje per 48 ore per procedura te metejme”, ka thënë Hoxha.