Një vlonjat mendoi t’i bënte keq ish-të fejuarës së tij por gjeti belanë për vete. Pas ndarjes, ai mendoi skemën e hakmarrjes dhe hapi adresë false në rrjetet sociale me qëllim prishjen e imazhit.
Por është zbuluar nga policia dhe është vënë në pranga.
Sipas policisë “shtetasi S.K. 27-vjeç është arrestuar pasi për motive të dobëta ka përndjekur ish të fejuarën e tij dhe ka hapur adresa të rreme në rrjetet sociale, me qëllim prishjen e imazhit të saj”.
Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private”.