Arilena Ara fitoi kupën e Festivalit të RTSH, duke siguruar biletën drejt Eurovision që do mbahet në Holandë vitin e ardhshëm.
Por ndërsa këngëtaret mbaroi misioni kryesor, nuk ka ndodhur e njëjta gjë me organizatorët.
Pas polemikave të shumta që shkaktoi fitorja e Arilenës dhe renditja në vendin e dytë të Elvana Gjatës, edhe pse në YouTube printe bindshëm ndaj saj barra e rëndë si duket i ka rënë drejtueses së festivalit Alketa Vejsiut të merret me komentet.
Alketa publikoi një deklaratë, ku ndërsa i uroi suksese Arilenës, tha se nuk fitoi meritokracia.
Duke i kërkuar ndjesë fansave se ndoshta mund ti ketë zhgënjyer, ajo tha se Elvana nuk kishe nevojë për garë për të konfirmuar atë që është.
Por menjëherë është përballur me kritika të shumta nga komentuesit.
Disa prej fansave kanë shprehur zhgënjimin ndaj saj dhe Vera Grabockës për mënyrën e organizimit të Festivalit.
“Zhgënjim, turp për ty dhe Verën. Uroj që ta kuptoni çfarë gafe bëtë. Elvana është fituesja e vërtetë,”- shkroi një komentuese.
Ndërsa Alketa u përgjigj se turpi është për jurinë shqiptare që votoi me 2 pikë një këngë që Eurovizioni e donte.
“Turp për jurinë shqiptare që voton me 2 pikë këngën që Eurovizioni donte. Kaq. Unë nuk jam juri. Më vjen turp që flas për meritokraci dhe shoh këtë në fund të një projekti si ky,”- tha ajo.
Kritikave të Alketës për jurinë, fansat iu përgjigjën duke thënë se nuk u vendos vetë aty por u zgjodh nga ajo.
“Vërtet nuk ishe ti juria, por juria u vendos nga ju aty, nuk erdhi nga hici,”-ishte një koment në postim.
Ndërsa Alketa reagoi duke thënë se u vendos nga RTSH.




