InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Këngë me tekst mizerabël”, Mustafa Nano: Atentat që i bëhet kulturës shqiptare, Rovena Dilo ta sqarojë mirë çfarë ka dashur të thotë

11 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Lifestyle, Të ndryshme
A A

Me tekst mizerabël e ka konsideruar Mustafa Nano në “Provokacija” këngën e Rovena Dilos, me të cilën mori pjesë në “Kënga Magjike”. Në monologun e tij, Nano u refeua një deklarate të dhënë nga këngëtarja për mediat, e cila ishte shprehur se “një numër halabakësh kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare”.

maxresdefault

Mirëpo, siç theksoi Nano, edhe vetë teksti i këngës së Dilos nuk bëri diferencën.

“Para dy ditësh këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë në “Kënga Magjike” duke kënduar një këngë bashkë me dy artistë të tjerë dhe ne mund ta shohim në ekran. Rovena Dilo dha një intervistë dhe ngriti zërin për të denoncuar një numër halabakësh, kështu foli ajo që kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare dhe me halabakë pati parasysh, autorë, këngëtarë, të cilët sipas saj po e dëmtojnë, po e e korruptojnë shpirtin e muzikës shqiptare.

Unë kam përshtypjen që ajo ka dashur të denoncojë një lloj muzike që po dëmton dhe prish traditën e muzikës shqiptare. Kam përshtypjen se ka dashur të flasë për ritmet e muzikës tallava. Nëse nuk është kështu, atëherë Rovena duhet ta sqarojë mirë se çfarë ka dashur të thotë kur ka denoncuar halabakët sepse mesazhi rezulton atëherë i paqartë.

Por unë kështu e mora dhe unë jam dakord me atë, nëse ajo ka synuar të bëjë këtë gjë, sepse është e vërtetë që me ritmet e tyre po krijojnë një lloj konflikti me traditën e muzikës shqiptare.

Mirëpo, Rovena Dilo duhet të dijë që muzikën shqiptare janë duke e dëmtuar edhe disa këngë të tjera jo nëpërmjet vijës së tyre melodike por nepërmjet teksteve të këtyre këngëve dhe Rovena Dilo ndonëse shumë kush ka pritur të bëjë diferencën në kompeticionin e “Këngës Magjike” në këtë drejtim ajo nuk e ka bërë këtë diferencë.

Ajo ka kënduar një këngë me tekst mizerabël.

Rovena-Dilo

Për ta ilustruar unë po lexoj një pjesë të tekstit….

Po dukesh si hard killa, kur po vjen veshur me k’to stilla, jena shumë nalt për këto dilla. Baby t’boj m’u ndi Cinderella, Kur bohet fjalë për money…

Kjo është një pjesë e këngës së kënduar nga Rovena Dilo dhe nga dy artistë të tjerë. Ju e dini nuk është hera e parë që unë ndalem te një argument i tillë.

E kam bërë edhe herë të tjera, ka momente që mendoj se tekste të tilla duhet të fshihen, apo duhet të konsiderohen si kundravajtje penale. Ka momente…nuk është se e mendoj gjithë kohën. Në këto momente unë i shoh këto tekste si një atentat që i bëhet kulturës shqiptare, por edhe në përgjithësi. I shoh si një fyerje që i bëhet inteligjencës shqiptare, i shoh si një atentat që i bëhet gjuhës shqipe”, përfundon monologun e tij Nano./abcnews.al

Të Lidhura

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026
Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër
Të ndryshme

Procedim penal për drejtoreshën dhe kryekujdestaren e Shtëpisë së të Moshuarëve në Gjirokastër

6 Mars, 2026
WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale
Të ndryshme

WhatsApp do të frenojë lajmet e rreme përmes inteligjencës artificiale

1 Mars, 2026
Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore
Të ndryshme

Eduart Ndocaj feston 20-vjetorin e djalit Kevin, mesazh prekës dhe plot krenari prindërore

25 Shkurt, 2026
Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska
Të ndryshme

Nga fjala e tretë “GOL” në vëmendjen e AC Milan/ Historia e veçantë e vogëlushit Theo Haska

24 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com