InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Njihe vetëveten!

27 Nëntor, 2018
in Artikuj, I përzgjedhur, InfoPress, Kulturë, Shëndetësi
A A

“Nëse krenaria jote është më e madhe se zemra jote dhe egoja më e madhe se koka jote, atëherë rritu, sepse mund të ngelesh vetëm për gjithë jetën”

Mosnjohja e vetvetes përcillet me një dozë të lartë egoizmi, çdoherë duke thënë se si ka mundësi, përse kështu, çfarë kam unë, si dhe kur ishte hera e fundit që i thash një fjalë të mirë vetes? Identitieti ynë përcaktohet nga vetë sjellja jonë, nga të vetëmenduarit nga vetënjohja, vetëndërgjegjësimi, vetëkontrolli deri te përgjegjësia personale.

Njerëzit çdo ditë mundohen të na përcaktojnë se kush duhet të jemi, duke na drejtuar mendimet se si t’i përcaktohemi qëllimit të tyre. Njerëzit jo çdo herë mund të na vlerësojnë, qoftë nga paftësia për të na kuptuar apo nga egoizmi i tyre, por vlerësimi dhe mendimi që ke për veten nuk duhet humbur kurrë.

Si përcaktohet identiteti ynë? Duke shprehur mirënjohje duke inkurajuar, duke vendosur synime dhe duke zbuluar qëllimin tonë, ( njiheni veten, inkurajojeni veten, motivojeni veten). Pa e kuptuar, ti mund t’ua atribuosh idetë, ndjenjat apo karakteristikat e tua, njerëzve të tjerë.

Por çfarë thotë specilaisti i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë, Latif Hoxha lidhur me këtë temë?

Duke folur rreth kësaj çështje, psikologu Hoxha ka thënë se problemi i njohjes së vetvetes ka përfshirë individin në shoqërinë e sotme kosovare dhe se jeta moderne ka bërë që njerëzit më shumë të përqendrohen në problemet që i rrethojnë, si puna ose papunësia, mossuksesi, informacioni, financat etj, sesa në vetveten e tyre. Ai ka konstatuar se njohja relative e vetvetes do të thotë gatishmëri për të përballuar situatat.

“Çështjet e njohjes së vetvetes janë shtruar pothuajse në fillet e zhvillimit të shkencës së psikologjisë ose edhe më herët. Ndërkaq, përballë dinamikës jetësore, jo pak studiues e kanë parë të domosdoshme që njeriu ta njohë veteveten, pra të merret më shumë me vetveten. Bazuar në ritmin e jetës moderne, kjo nga shumë kush nuk duket e lehtë për t’u percpetuar, kurse duhet të shtrohet pyetja, nëse problemet e individit në shoqërinë e sotme kanë bazë në mungesen e njohjes së vetvetes?”, ka thënë Hoxha.

“Njeriu ka për detyrë ta njohë veten e ta kërkojë të vërtetën, dhe në qoftë se nuk ia arrin kësaj detyre, njeriu nuk mund te jetë human”, ka thënë Erich From. Për ta gjetur vetveten, mendoni për vetveten, ka thënë Sokrati. Fraza “njih vetveten” është e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, prej nga thuhet se Sokrati mori frymëzim. Abraham Linkolni, ish president i SHBA-ve thoshte se ”Ne jetojmë mu në mes të alarmeve; shqetësimi e mbulon të ardhmen; ne presim një katastrofë të re sa herë që lexojmë gazetën”. Kjo valë shqetësimesh duket se së fundi ka përfshirë shoqërinë tonë” konstaton Hoxha më tej në intervistë.

Ai thotë se megjithatë, sot pothuajse më shumë se kurrë, ka interesim rreth kësaj problematike, ka literaturë të bollshme , ka qendra psikoterapeutike që gjithashtu janë ndihmesë për të kuptuar më mirë këtë problem.

“Njohja relative e vetvetes do të thotë gatishmëri për të përballuar situatat. Ne zhvillohemi individualisht dhe duhet të jemi të gatshëm t’i pranojmë gabimet, ta vlerësojmë vetveten dhe të ndërmarrim hapa të mëtejshëm për përmirësimin e vetvetes, të kemi durim dhe përkushtim, e krejt kjo ka një element përbashkues: Njohjen më të mirë të vetevetes, mundësitë dhe kapacitetet individuale që i posedon gjithsecili prej nesh, t’i shfrytëzojmë ato dhe të përmbushim detyrimet që ia përcaktojmë vetvetes. Por duhet gjithmonë të jemi të sinqertë me vetveten tonë,” thotë më tutje, Hoxha.

Përgatiti: Jehona Agushi

Të Lidhura

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?
Artikuj

Provokimi i MEDIAS gjermane: A duhet që kryeqyteti shqiptar të riemërtohet TiRama?

6 Korrik, 2025
Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt
Kulturë

Suplementi letrar/ Poezi nga Xhemi Hajredini: Një fytyrë e tepërt

25 Qershor, 2025
U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat
Kulturë

U çel ekspozita vjetore e grupit “MURI” në Galerinë “Edward Lear” në Berat

25 Qershor, 2025
Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation
Kulturë

Agron Polovina – A Life Dedicated to Art, Heritage, and the New Generation

25 Qershor, 2025
EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)
Kulturë

EKSKLUZIVE/ Agron Polovina – Një jetë në shërbim të artit, trashëgimisë dhe brezit të ri (INTERVISTA)

25 Qershor, 2025
Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë
Kulturë

Shkodra mes 10 qytetërimeve më të lashta në Europë

23 Maj, 2025

TË FUNDIT

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza
Aktualitet

E diela me MOT të nxehtë/ Në këto dy qarqe temperaturat shënojnë 39 gradë Celcius, pasditja sjell surpriza

6 Korrik, 2025

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’
Show Biz

Inva Mula: “Humba milionat e ‘Fifth Element’

6 Korrik, 2025

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump
Bota

Elon Musk formon partinë e tij për të rivalizuar Trump

6 Korrik, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e diel 6 Korrik 2025

6 Korrik, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com