InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

“Jetojmë në 1969”

10 Dhjetor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
“Jetojmë në 1969”

Nga Sokol JESHILI

Nese nuk ta tipare universale apo nuk njihet si rregull fakti qe, gjerat e jashtezakonshme, duke u perseritur shpesh, behen te zakonshme, kam bindjen se, se paku ne realitetin tone, ky eshte nje tipar i faktuar. Nuk di te them nese, per kete, kane me shume dore “çudiberesit” apo “çudiparesit/çudingrenesit”, por di qe, ajo me e madhja e “shprehjes”, nuk i pretendon me as tre minutat, jo tre oret, se tre ditet e saj, jo qe jo. Per rrjedhoje, paradoksalisht, ne Regjistrin e Gjendjes Civile te vendit te çudirave, çudia eshte emer i ndaluar.

Çudiberesi, duke besuar ne cilesite e jashtezakonshme te vetat per te krijuar çudi, nuk lidhet asfare me çudine e nje momenti te kaluar, por e servir ate si ne nje luge qe duhet percjelle atyperaty brenda dy sekondash, po aq sa i duhet vete atij per te marre fryme dhe per te hedhur nje te dyte e keshtu me radhe, shpeshtesine e te cilave e kthen ne zakon. Nisur nga kjo gjendje, ai – çudiberesi, as nuk pyet fare per luget e çudive te konsumuara: e shumta, u ben fotografi sysh pamjeve te afektuara dhe i shfleton me nje ritem te diktuar nga burimi i pashtershem çuditor brenda tij.

Mirepo, nese çudiberesi procesin e shoqeron me tipare shperfillese ndaj produktit te vet, tamam si ai qe e di mire detyren e tij, çudiparesit/çudingrenesit qe e ndjekin, rendom nuk guxojne te çuditen, por mbajne po ashtu tipare konstante te mrekulluara, duke ngjare si portrete te vdekura qe kane mbetur te kenaqura qysh prej çastit final… Shkasmarrja per sa me siper eshte e gatshme te paraqitet kudo ku quhet Shqiperi, mjaft te kesh qasjen per te ndalur nje hap dhe “te hedhesh syte” nga shteti.

Sikur t’mos mjaftonte avazi i reformave pa reforma, i fasadave plumb per armikun, i drejtesise pa drejtesi, i propagandimit te rritjes se frikshme te shifrave ekonomike, te cilat jo domosdo u dashka te reflektohen edhe ne xhepat e qytetareve, i publikimeve dhe komenteve te organizuara nepermjet grupeve ne aplikacionin Whatsapp te fjalimeve te Kryeministrit, kryebashkiakeve, ministrave – si detyre kryesore e administrates, na u desh dhe termeti, i cili po ashtu, me gjithe sa u shoqerua dhe vijon ta beje, mori tiparet e mese te zakonshmes.

Ishte pikerisht kjo fatkeqesi natyrore qe beri te zhduket çudish edhe ulja e Kryeministrit gju me gju me popullin ne kohe jofushate elektorale. (Tek e ulura gju me gju, interpretoj sipas perceptimit tim, teksa e shoh pareshtur naltgjatesine ne tv, duke llogaritur dhe faktin qe, ndonese nuk duket si i ulur, per shkak te gjatesise, ulet qe çke me te)… Le te sjelle nje fakt te sotem, i cili sikurse e permenda ne krye te heres, s’mund te kete me shume se tiparet e nje hallke te vetme te nje zinxhiri te pamatshem me sy te pare: Shoh ne televizor nje kryetitull “Kryeministri vazhdon inspektimin ne terren”.

Sjellja e Kryeministrit, pa guxuar ta quaj “çudi”, ishte e tille, sikur t’i kish bere faj terreni dhe, teksa ecte si zakonisht – “i perndjekur” kamerash, interpretonte si perhere me duar, vetullngritur dhe me ze, qe synonte nga baritoni ne bas: tipare te gjithedituri dhe me fuqi prej magjistari. Si zakonisht, çdo hap i çudiberesit shoqerohej me nje episod, qe duhej pertypur edhe nga çdo çudipares, perveçse ndryshe, rregull, te cilit s’mund t’i shpetoja as une.

Mirepo, e gjeta nje zgjidhje: per te mbajtur mend episodin e fundit, fika televizorin, duke i shpetuar zinxhirit te çudive te zakonshme pasuese, dhe ruajta ne mendje dialogun e çudiberesit me nje te moshuar 78-vjeçar, te cilit i keshilloi qe, perndryshe nga sa kishte funksionuar jeta e tij deri me sot, duhej te konsideronte si te pare shtepie zonjen e tij, sepse keshtu do te ishte me e mira dhe per te. Kjo tingelloi si shprehja “hajt baba te te tregoj arat”, megjithese nuk perbente çudi. Hm! Domosdo, nga çudiberesi asgje e çuditshme nuk duhet te perbeje çudi.

Madje, nisur nga sa jetojme, nese ndokush mendon se jemi ne vitin 2019 dhe jo ne vitin 1969, nuk perben çudi: jetojme ne kohe ku sundon e zakonshmja.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com