InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Bankat: Gati të rishohim kreditë për të prekurit nga tërmeti

4 Dhjetor, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Bankat: Gati të rishohim kreditë për të prekurit nga tërmeti

Bankat e Nivelit të Dytë në një mbledhje me guvernatorin e Bankës Qendrore Gent Sejko, kanë sugjeruar hartimin e një plani masash për klientët kredimarrës të prekur nga dëmet e tërmetit për të ristrukturuar kreditë përkatëse, nëse do të jetë e nevojshme, pa aplikuar kosto shtesë.

Guvernatori u kërkoi bankave t’u vijnë në ndihmë klientëve të tyre të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore, duke u ofruar të gjitha lehtësitë e mundshme, si nëpërmjet rishikimit të kushteve të marrëdhënieve ekzistuese, ashtu edhe trajtimit të kujdesshëm të kërkesave të tyre në të ardhmen.

Lidhur me vlerësimin e situatës, Guvernatori u kërkoi bankave analizimin sa më të shpejtë të impaktit në cilësinë e portofolëve respektive të kredive dhe u bëri thirrje të shikojnë të gjitha mundësitë, që pasojat e kësaj ngjarjeje të rëndë të mos shkaktojnë ngadalësim në ritmin e kreditimit të ekonomisë.

Gjithashtu ai iu kërkoi bankave ofrimin e asistencës dhe bashkëpunimit të plotë për të gjithë ata klientë kredimarrës të prekur nga dëmet e tërmetit, në marrëdhëniet me kompanitë e sigurimit.

Nga ana e tyre, drejtuesit e bankave tregtare u shprehën se kanë bërë vlerësimin e situatës së krijuar në qytetet e dëmtuara nga tërmeti dhe, pavarësisht dëmtimeve të disa mjediseve në zona të caktuara, janë angazhuar për vazhdimin normal të ofrimit të të gjitha shërbimeve të nevojshme financiare. Ata theksuan se po vlerësojnë individualisht të gjithë klientët e tyre kredimarrës të prekur nga tërmeti, për të pasur një panoramë më të qartë të situatës.

Të Lidhura

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende
Aktualitet

I NXEHTI AFRIKAN “djeg” Ballkanin! Temperatura përvëluese në javët në vijim: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius në disa vende

26 Qershor, 2025
Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare
Aktualitet

Mas’akra mbi Çamërinë, një plagë e hapur në ndërgjegjen tonë kombëtare

26 Qershor, 2025
Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!
Aktualitet

Lëkundje të forta TËRMETI në Tiranë. Ja epiqendra dhe magnituda!

24 Qershor, 2025
Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës
Aktualitet

Pas sherrit me anëtarët e KAS Dogjani nxirret jashtë me forcë nga Policia, akuza Ramës

23 Qershor, 2025
Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan mesazhin e Trump: Çdo hakmarrje nga Irani, do përballet me forcë të madhe!

22 Qershor, 2025
Paradë kuqezi, shqiptarët pushtojnë New York-un
Aktualitet

Paradë kuqezi, shqiptarët pushtojnë New York-un

22 Qershor, 2025

TË FUNDIT

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e diel 29 qershor 2025

29 Qershor, 2025

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike
Show Biz

Erion Isai flet për divorcin: Bëra shumë mirë që u ndava, tani jam në një lidhje të re romantike

29 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës, e shtunë 28 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e shtunë 28 Qershor 2025

28 Qershor, 2025

HOROSKOPI i ditës, e premte 27 Qershor 2025
Horoskopi

HOROSKOPI i ditës, e premte 27 Qershor 2025

27 Qershor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com