Napoli nuk arriti të fitojë në ndeshjen ndaj Chievos, pasi u ndal në një barazim pa gola, por ky takim do të mbahet mend gjatë për kapitenin e skuadrës, Marek Hamsik.
Mesfushori sllovak luajti sot ndeshjen e tij të 512-të me napolitanët, duke u bërë lojtari që vesh më shumë herë bluzën e kësaj skuadre, pasi parakaloi Giuseppe Bruscolottin me 511 takime.
Përpara ndeshjes, Lorenzo Insigne i dhuroi kapitenit të tij një bluzë me numrin 512, aq sa ndeshjet e luajtura nga ai me Napolin dhe me emrin Hamsik, ndërsa tifozët napolitanë nuk i kursyen duartrokitjet dhe koret për sllovakun.