InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Korçë/ Ja imputet që po degradojnë bujqësinë dhe po dëmtojnë shëndetin e banorëve

24 Nëntor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Korçë/ Ja imputet që po degradojnë bujqësinë dhe po dëmtojnë shëndetin e banorëve

Nga Eduard Topalli

Vitet e fundit bujqësia në rrethin e korçës ka njohur vetëm degradim, në disa aspekte kjo ka qenë më e madhe dhe më e ndjeshme.
Mbi gjithë aspektet negativë vlen të trajtohet ai aspekt që prek interesin e më shumë njerëzve, që ka peshën më të madhe mbi shoqërinë dhe ekonominë, mbi jëtën dhe shëndetin.
Për më tepër se një vit, në media, ka pasur raportime të ndryshme në lidhje me futjen në tregun shqiptar dhe përdorimin e imputeve të ndaluara, impute të cilat ëdhe pas raportimeve, nuk janë kontrolluar dhe situata nuk është trajtuar nga strukturat përgjegjëse me rëndësinë që i takon.
Shumë fermere janë të pa ndërgjegjshëm për imputet që përdorin pasi nuk kanë informacion të mjaftueshëm mbi to, ata i përdorin këto impute vetëm në bazë të informacionit që marrin nga shitësit e këtyre imputeve. Nuk kërkohet shumë intelekt për tu kuptuar se tregëtarët e imputeve, qoftë ata me shumicë që importojnë imputet, qoftë ata që tregëtojnë më pakicë, abuzojnë me lirine dhe moskontrollin pasi ka prova që fermeret janë servirur me impute të ndaluara. Këtu qëndron dhe ngërçi i këtij problemi, Fermerët janë në kushtet e mosdijes ndërsa tregëtarët në kushtet e prishjes të interesit të tyre, duhet që një palë e tretë siç janë strukturat e shtetit (AKU, Drejtoritë e Bujqësisë, Doganat, etj) të luajnë rolin e regullatorit dhe kontrolluesit ashtu si e kërkon edhe ligji.
Pasojat e përdorimit të këtyre imputeve janë shumë herë më negative dhe të rënda nga sa mund të kuptohet nga njerëz me informacion të kufizuar, gjithashtu, kalimi në heshtjë që media i bëri këtij problemi nuk kishte qëllimin moskrijimin e panikut, por shuarjen e vatrave të informacionit profesional për të kryer proçesin më të rëndësishëm: informimin e grupeve te interesit.
Po cilët janë grupet e interesit në këtë rast.
I pari grup dhe më i rëndësishmi është konsumatori i cili konsumon produkte të kontaminuara dhe të rrezikshme për shëndetin.
I dyti është fermeri, i cili sakrifikon punën dhe mundin e një viti dhe në fund dështon të shesë produktin e tij.
Më pas vjen çdo biznes përpunues, tregëtues dhe eksportues i produkteve bujqësore, të cilët ndajnë përgjegjësinë morale dhe ligjore të të shiturit të produkteve ushqimore jo të sigurta.
Konsumatori shqiptar është krejt i pa mbrojtur, produktet që blejnë në treg janë të pa kontrolluara, nuk kryhet asnjë kontroll të gjurmueshmerisë së produkteve, asnjë lloj analize laboratorike, të cilat do të parandalonin apo do të evidentonnin burimin e kontaminimit të ushqimeve duke evidentuar edhe këdo që prish sistemin e prodhimit të ushqimeve të sigurta.
Nga ana tjetër, nga eksporti na vijnë sinjale tepër negative. Klientet tanë europianë hera herës na venë në dukje se bujqësia jonë është e kërcënuar nga impute të rrezikshme, pesticide, herbicide, fungicide të ndaluara në tregun europian dhe tepër të dëmshmë për shëndetin e njeriut.
Më poshtë gjeni nje flet analize të një produkti të eksportuar në Greqi kohët e fundit, produkti u asgjesua sepse ishte i pa konsumueshëm për shkak të niveleve te larta të kontaminimit me pesticide tepër të rrezikshme për shëndetin e njeriut) Chlorpyrifos është gjendur në nivele gati 10 fish nga norma e lejuar, Dimethoate 4 herë më e lartë dhe Methomyl po ashtu 4 herë më e lartë, këto norma kontaminimi më vetë janë tepër të rezikshme ndërsa të gjetura në një produkt të vetëm do të thotë se rreziku i tyre ritet në mënyrë eksponenciale.


Produkti është prodhuar në fushën e Korçës, është grumbulluar nga një tregëtar dhe është bërë përpjekje e pasukseshme të kryhej eksporti i tij në Greqi. Dhjetra fermere dhe një tregëtar dështuan, per këtë sezon, vetëm nga një analizë e kryer, produkti i tyre u asgjesua nga autoritetet Greke dhe për këtë produkt nuk u pagua asnjë lek nga klienti për tregëtarin korçar. Viti që vjen është edhe më i pasigurt për eksportimin e të njejtit produkt në Greqi. Sasi të tjera, nga i njëjti produkt, janë shitur “me suks” në tregun vendas, shëndeti i konsumatorëve është në rrezik nga sëmundjë akute që këto helme shkaktojnë, si dhe nga sëmundje kronike dhe të pakuptueshme si tumorët, carçinomat, shkatrim të indëve dhe organeve të trupit të njeriut etj, efekte këto shkatëruese për shëndetin, ekonomine dhe jetën e çdo konsumatori.
Përgjegjësia bie mbi strukturat shtetërore të cilat ose janë të paafta të kryejnë proçedurat e kërkuara nga ligji më qëllim mbrojten e prodhimit dhe konsumatorit vendas, ose janë të korruptuara nga tregëtarë të paskrupuj dhe injorantë që kërkojnë të pasurohen nga tregëtia e produkteve të ndaluara. Inspektori i AKU Vlorë që ngriti zërin i pari për imputet e ndaluara në kronikat e TOP CHANNEL të një viti më parë, nuk duhet të pushohej nga puna se denoncoi një “krim”, por duhej promovuar dhe dëgjuar që këtë vit produktet tona bujqësore të mund të eksportoheshin, të mund të konsumoheshin pa pasur pasoja shëndetësore, unë e konsideroj një hero modern atë inspektor pasi ai i njihte mirë pasojat që mund të sillte “ngritja e zërit”, por ndërgjegjja qytetare e tij qëndroi më lart se përfitimi i tij personal, një shëmbull për tu marrë.
Gjithsesi, edhe qeveritarët e papërgjegjshëm e të korruptuar dhe tregtarët e paskrupuj e injorantë dhe çdokush që e prish sigurinë e prodhimit të ushqimit duhet të dijë se në darkë, ato ushqime që kanë kontaminuar me dashje, do u kthehen në pjatën e tyre të ushqimit për të marrë hakun e fermerit dhe konsumatorit që janë viktimat e tyre.

Marrë nga Korça Opinion

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)
Aktualitet

Gjirokastra e UNESCO-s pa tualete publike, turizëm pa standarde bazë (VIDEO)

22 Mars, 2026

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, e Diel 22 Mars 2026

22 Mars, 2026

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!
Bota

“ALARM SIGURIE”/ Ambasada e SHBA publikon njoftimin e DASH: Tregoni kujdes!

22 Mars, 2026

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com