Lirim NEZHA
Që aleanca e grave ka dalë në mbrojtje të zv ministres pas thashethemeve për vidion erotike,është një gjë normale. Gratë duhet t’i dalin në mbrojtje njëra rjetrës aq herë sa dikush prej tyre ndihet e dhunuar apo e nëpërkëmbur.
Por nuk me kujtohet fare ndonjë reagim i ngjashëm për vajzat dhe gratë e thjeshta që vriten nga bashkeshortët apo të dashurit. Nuk i kam ndier të reagojnë për Xhisielën që jo vetem e dhunuan,por madje edhe e përdorën për argumentin e kundërt duke e detyruar të mohojë dhunën. Dhe këtë e bëri në ekranet e tv-ve.
Këtë aleancën nuk e kam ndier të reagojë për mijëra gra në veshtirësi ekstreme te jetës që shpesh i çon edhe drejt vetëvrasjes. Qofsha i gabuar,por nuk i kam dëgjuar të flasin as atëherë kur gratë e tipit Elisa Spiropali marrin atributet e dhunshme të një burri të dhunshëm dhe ushtrojnë dhunë verbale nga tribuna e parlamentit ndaj të gjithë shqiptarëve.
E pra,aleanca të tilla nuk duhet të ekzistojnë vetëm për të mbrojtur sërën e tyre dhe të bëjnë projekte për të tërhequr fonde. Aleanca të tilla duhet të funksionojnë gjithsahere një grua nëpërkëmbet apo dhunohet,fizikisht apo verbalisht ai rasti i zv ministres ne fjale.