1. Personi më i fundit që vjen në mendjen tuaj para se të mbyllni sytë gjatë natës, është ose arsyeja për lumturinë tuaj, ose arsyeja për dhimbjen tuaj.
-
2. Psikologjia thotë, që ju hyni në depresion, sepse ju e dini që ju nuk jeni ai apo ajo që duhej të ishit.
3. Është mirë të humbasësh për një kohë të shkurtër. Në libra, në muzikë, në art. Lëreni veten të humbisni.
4. Gratë qajnë mesatarisht mes 30-60 herë në vit, ndërsa burrat qajnë rreth 6 herë.
5. Duhet të bëni kujdes me fjalët, sepse një herë që i keni nxjerrë nga goja, ato mund të falen, por jo të harrohen.
6. Një sekret i lumturisë është që të lini çdo situatë të jetë ajo që është, në vend të asaj që ju mendoni se duhet të jetë, dhe pastaj të nxirrni më të mirën prej saj.
7. Njerëzit janë përgjithësisht më të ndershëm, kur janë të lodhur fizikisht. Kjo është arsyeja përse njerëzit rrëfehen gjatë bisedave natën vonë.
8. Të pretendosh që nuk ke ndjenja zemërim, trishtimi apo vetmie, kjo mund të të shkatërrojë mendërisht.
9. Kur një femër është mësuar që të lëndohet, ajo nuk do të dijë se si ndjehet kur një burrë fillon ta vlerësojë, kështu që ajo e largon atë.
10. Një nga detyrat më të vështira për mendjen e njeriut është të bindë veten se nuk i bëhet më vonë.
11. Njerëzit zakonisht kërkojnë për gjëra që konfirmojnë atë që besojnë dhe injorojnë informacionin që e kundërshton atë. Ky është i njohur si konfirmimi i pritshmërive.
12. Emocionet e pashprehur kurrë nuk vdesin. Ato ikin përkohësisht, por kanë tendencë të kthehen më të dhimbshëm. /bota.al