InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Shtëpia ku Donald Trump kaloi fëmijërinë e tij, kush është sot pronari i saj?

10 Nëntor, 2019
in Artikuj, Bota, InfoPress, Të ndryshme
A A
Shtëpia ku Donald Trump kaloi fëmijërinë e tij, kush është sot pronari i saj?

Presidenti Donald Trump po i shkëput lidhjet me shtetin e Nju Jorkut duke zhvendosur rezidencën e tij zyrtare në shtetin e Floridas. Tashmë shtëpia me pesë dhoma gjumi ku presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara kaloi fëmijërinë e tij ka dalë në shitje. Shtëpia ka ndërruar disa herë pronar, që kur u ndërtua në vitet 1940-të, nga babai i Presidentit, Fred Trump. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Nina Vishneva, familja Trump jetoi aty për rreth një dekadë, dhe Presidenti kaloi aty katër vitet e para të jetës së tij.

Përpara se të zhvendosej në mjediset klasike të Shtëpisë së Bardhë, Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara Donald Trump shijonte modernizmin e shtëpisë së tij në Kullën Trump, si dhe dekada më parë shtëpinë e fëmijërisë së tij në Nju Jork.

Presidenti i ardhshëm jetoi në këtë shtëpi në Queens për vetëm katër vite.

Fred Trump ishte një ndërtues i mirënjohur në qytetin e Nju Jorkut. Komplekset që ai ndërtoi ravijëzojnë edhe sot pamjen e Nju Jorkut. Edhe kjo shtëpi është po ashtu.

“Jetuan këtu deri rreth 1950-tës. Më pas e shitën këtë shtëpi dhe u zhvendosën tek ajo shtëpia tjetër që duket nga dritarja”, thotë Misha Haghani, i kompanisë së pronave të patundshme “Paramount Realty USA”.

Sot, shtëpia e parë e Donald Trump-it është sërish në treg. Në fundin e 2016-tës, kompania e zotit Haghani arriti ta shesë për 1 milionë e 400 mijë dollarë dhe e rishiti vetëm pas katër muajsh për 2 milionë dollarë. Në muajin shkurt të këtij viti shtëpia doli në treg me një çmim prej rreth 3 milionë dollarësh.

“Do më pëlqente shumë që ta blinte njëherë e mirë Presidenti Trump dhe ta ndalnim shitjen e saj”, thotë zoti Haghani.

Pronari aktual i shtëpisë kërkoi të mbetet anonim, por mendohet se nuk ka lidhje me Presidentin.

Në vitin 2017, pronari e vendosi shtëpinë në faqen e qerave Airbnb, me çmimin 725 dollarë nata. Megjithë emrin me të cilin lidhet shtëpia, turistët që qëndruan këtu u ankuan për vjetërsinë e saj dhe mosfunksionimin e duhur të sistemit hidraulik.

Është befasuese që pak nga fqinjët e dinë historinë e shtëpisë.

“Di se jetonte një njeri shumë i mirë më parë, por e shiti…”, thotë një banore e zonës.

“Ajo thotë se këtu banonte Presidenti Trump… Vërtet?”, shprehin habinë disa prej banorëve.

Por, disa prej vendasve e dinë historinë e vërtetë të shtëpisë dhe dinë se si ta trajtojnë.

“Shpresoj që të lihen pas mosmarrëveshjet dhe të mbetet në histori përgjithmonë se ai është president, si çdo president tjetër, dhe se shtëpia duhet të ruhet dhe të mbahet me kujdes”, thotë bilbiotekarja e shkollës, Barbara Paddock.

Fituesi i tenderit do të përfitojë një shtëpi me pesë dhoma gjumi, një tarracë të hapur, një vatër zjarri dhe një bibliotekë të madhe të mbushur me fotot e familjes së Presidentit Donald Trump dhe tekstet e fjalimeve të tij./VOA

Të Lidhura

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026
Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik
Artikuj

Martin Henze nga Berlini: Shqipërisë i duhet një revolucion i dytë demokratik

8 Qershor, 2026
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival
Bota

Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një festival

7 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com