Një format televiziv krejtësisht ndryshe vjen nga TV Istogu Channel, ku fëmijët me pafajësinë e moshës, por me talentet e tyre, sjellin një këndshmëri dhe nuancë clodhëse për ndjekësit e shumtë të këtij televizioni.
Emisoni “Yet e Istogut”, ideuar dhe moderuar nga Leandra Mehmetaj, vajza e drejtorit dhe themeluesit të këtij televizioni, Luard Mehmetaj, përpos talentit dhe pasionit për fushën e moderimit, dëshmon se shumë shpejt do të jetë një nga ikonat e ekranit televiziv në mbarë hapësirën shqiptare dhe më gjerë, pasi qartazi shfaq talent dhe profesionalizëm impresionues.
Istogu Channel, është një televizion i themeluar nga Luard Mehmetaj, i cili pasionin e tij për televizionin e ka transmetuar tek të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes, duke i përfshirë në projektin e menaxhimit të këtij televizioni, i cili përpos vështirësive të shumta dhe sfidave të ndryshme, ia ka dalë më së mirë të jetë një zë i fuqishëm dhe një dritare e rëndësishme e pasqyrimit mediatik.