Pak kohë më parë, një ish blogere dhe modele seksi e cila shfaqej në shumë reality show, Ksenia Sobchak, kërkoi të zëvendësojë presidentin e Rusisë Vladimir Putin, duke kandiduar për Presidente, edhe pse nuk kishte shumë shanse për të fituar.

Por mesa duket vajzat seksi të cilat duan të jenë në krye të shtetit, nuk ndalen. Rasti më i fundit është ai i ish modeles së Playboy, Ava Karabatic e cila është bërë tepër e njohur falë pjesëmarrjes në emisione televizive por edhe miliona ndjekësve që ka në Instagram.


Së fundmi ajo ka bërë deklaratën “bombë” përmes llogarisë në Instagram si dhe në blogun personal., duke vendosur të kandidojë për Presidente në zgjedhjet që do të zhvillohen në Kroaci në vitin 2020.
31-vjeçarja, ka bërë disa premtime si rritjen e eksporteve dhe zvogëlimin e importeve, punësimin e të rinjve, hyrjen në zonën Shengen dhe ndalimin e aborteve pas javës së gjashtë të shtatzënisë.

Por më e rëndësishmja sipas saj, është legalizimi i marijuanës dhe prostitucionit për të mbajtur punëtorët e seksit të sigurt dhe për të rritur të ardhurat nga taksat.

Ajo thotë se:
“E kam vendosur, do kandidoj për Presidente. Politika është dashuria ime e dytë. Nuk mund të shikoj më gjithë këto gjëra të këqija që po i ndodhin vendit tim. Të rinjtë po ikin dhe numri i lindjeve është ulur”./cna.al











