Ka mjaftuar një emision i transmetuar në një nga televizionet kombëtare dhe në mesin e disa figurave lezhiane, të njohura në fusha të ndryshme ka shpërthyer një polemikë e ashpër, ku gjuha e përdorur dhe etiketimet e ndërsjella dëshmojnë gravitetin konfliktual të shoqërisë shqiptare, e cila ecën kuturu, duke dhënë shembuj të papranueshëm të bashkëjetesës me disa dukuri dhe fenomene që duhej të kishin marrë zgjidhje me tranzicionin e këtyre tre dekadave.
Nuk i ka munguar debatit dhe përfshirjes me tone të drejpërdrejta dhe “kaubojsi”, i cili ka shfaqur rezervat e tij për mënzrën se si i janë imponuar publikut shqiptar disa nga të ftuarit e këtij emisioni, ku Ndocaj, i konsideron të turpshme këto vlera përfaqësuese, dhe ka lëshuar ndaj disave prej tyre akuza të ashpra, duke i fajësuar për vepra në dëm të vlerave dhe të shoqërisë njerëzore.


Unë s’jam hakmarrës, por nuk harroj kurrë këto monstra. NJERIU QË KA BËRË ME QINDRA KRIME NE FSHATIN MANATI, GRYKË, MURRIZË, ËSHTË GJOK PËRVATHI. Por, ky bashkëfshatari im është njëlloj si i ati, ai më urren edhe mua sot, flet lart e poshtë për mua, duke ofenduar intelektin tim, artin tim ndershmerin time. Pashku duhet të rrijë urtë, mundësisht dhe t’i kërkojë falje familjes sonë sa më shpejt ose do mbahe pasojat e hakmarjes. Ky legen, pseudo-artist me piktura të vjedhura një studenti piktor të jashtëzakonshëm, që ndërroi jetë në moshë të re ne fshatin tonë, mashtroi nënën e tije gjoja për t’i parë arkivin e djalit dhe ia mori të gjitha pikturat e s’ja ktheu më kurrë. Me pak fjalë, njëlloj si Preçi në 2013 kishte marrë një fletushkë timen qe ju e di se shkruaj pak me gabime për shumë motive dhe Preç Zogaj kishte filluar të tallet si mund të marrë rama në grup një injorant qe s’di të shkruajë shqip…!!! Këto 2 bashkëfshatarë të mi që janë të mbuluar me turpe e krime ndaj bashkfshatarëve të tyre , se njëri kishte babën kasap komunist, Gjoka që ky këlysh komunisti i ndyrë me bëri gjyshin tim Gjin Preng Markun kulak dhe e la pa bukë për 15 vite per femit, pa trisk fronti siç quhej në atë kohë; e tjetri një spiun i rëndomtë me pseodonimin “Qiftelia”, që futi në burg Dod Gegën një profesor i mirëfilltë i fshatit Manati dhe i shtëpisë së bajraktarit, ky e spiunoi ordiner paditi Doden se kishte në biblotekën e tij personale “Lahuten e Malcis”, duke i marrë një fletë e çuar në degën e Brenshme fletën. Doda u dënua 25 vjet burg falë Preçit. JANË TURPI i MANATISË .