Kreu i PD, Lulzim Basha do takohet sot në orën 14:00 me aleatët opozitarë për të diskutuar mbi situatën politike.
Ndërsa mësohet se pas këtij takim në zyrën e Bashës në orën 15:00 do të shkojë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.
Vizita e Borchard në zyrën e Bashës vjen një ditë para konferencës së thirrur nga OSBE, në kuadër të reformës zgjedhore.
Partitë politike kanë marrë një ftesë nga OSBE-ja për të marrë pjesë në tryezën gjithëpërfshirëse, e cila organizohet nga vetë OSBE.
Partia Demokratike dhe aleatët e saj ende nuk kanë marrë një vendim nëse do të marrin pjesë apo jo në takim.