Përveç nxënësve të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, edhe prindërit që punojnë në administratë do të jenë pushim ditën e nesërme.
Në një deklaratë për mediat, Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, tha se ditë pushimi do të jetë edhe për prindërit e nxënësve të shkollave 9-vjeçare, të cilët punojnë në administratë shtetërore.
“Fatmirësisht, situata ne terren paraqitet drejt normalizimit, por që familjet e afektuara të tejkalojnë ankthin e djeshëm, u pa e arsyeshme që nxënësit e zonave të lartpërmendura bashkë me prindërit e tyre që punojnë në administratë shtetërore, ta kalojnë ditën e nesërme të lirë e të qëndrojnë me njëri-tjetrin”, deklaroi Shahini./CNA.al