Kreu i PD-së, Luzlim Basha, ka reaguar pas tërmeteve të fuqishëm që goditën vendin pasditen e sotme.
Me një mesazh solidariteti në Twitter, shkruan se është lajm i mirë fakti që nuk pati viktima, ndërsa shton se “në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”.
“Falë Zotit deri tani nuk ka raportime për jetë të humbura apo në rrezik nga tërmeti që goditi sot vendin. Ju uroj të lënduarve shërim të shpejtë dhe çdo familje një natë të qetë. Në solidaritet me njëri-tjetrin dhe me ndihmën e Zotit do ta kalojmë këtë situatë tronditëse”, shkruan Basha.