InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Të vërtetat që po e kalbin Ramën të gjallë

3 Shtator, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

Red VARAKU

Publikimi i përgjimeve nga Zëri i Amerikës dhe BILD ishin një radiografi e ashpër për kriminalizimin e qeverisë shqiptare, duke treguar Shqipërinë e vërtetë, larg manipulimit të propagandës.

Një pamje “e akullt”, pa ngarkesë që dëshmon sesi është realisht bota tribale shqiptare. Pa pudrën dhe makiazhin propagandistik, e ftohtë dhe vrazhdë siç është rëndom e vërteta.

Tërmeti BILD shpërfaqi një tablo shumë të zymtë të realitetit parapolitik shqiptar. Ajo shpërfaqi një realitet, për të cilin kush më shumë e kush më pak kishte dëgjuar, por kurrë nuk e kishte besuar që ajo kishte marrë ato përmasa të përbindshme . Përgjimet tronditën thellë nga themelet të gjithë shoqërinë shqiptare duke shkaktuar një zemërim, i cili duket se nuk do të shuhet kurrë pa largimin e arkitektit të tij.

Pothuaj e gjithë elita e PS-së parakalon në përgjimet zyrtare në një banalitet dhe fjalor të padëgjuar më parë. Tërësia e përgjimeve të publikuara zbulon të vërteta të rënda për mënyrën kriminale se si po na rrjepin dhe sundojnë rilindasit e rinj.

I shokuar nga radiografia e këtyre përgjimeve, arkitekti i barbarisë elektorale më të pashembullt në historinë shqiptare, për të shpëtuar veten, ndërmori këto ditë dhe hapin që e zhyt edhe më tej në krim, duke urdhëruar shoqen e klasit të Ulsiut, që ta dërgojë dosjen 184 në Dibër, me qëllim mbylljen e saj.

Nëpërmjet këtij akti të rëndë , njeriu që pëlliste kudo si dashnor i Reformës në Drejtësi, e shkeli me këmbë i pari ligjin e miratuar me 140 deputetë. Me këtë akt ai dëshmoi se i vetmi njeri që ka frikë nga prangat është ai vetë.

Kjo do të thotë që të gjitha njollat e zeza të Ramës, të përshkruara në disa dosje gjigante prej ardhjes së tij në pushtet dhe të denoncuara fort nga Opozita, nuk kanë kaluar pa u mbajtur shënim.

Tanimë çdo përpjekje e Ramës për ta mohuar atë që ka ndodhur këto gjashtë vjet vetëm sa e implikon edhe më shumë atë në krim. Tashmë nuk ka më rëndësi nëse ai e pranon apo jo këtë katrahurë kriminale që ka sajuar, sepse të gjithë e kanë të qartë që ai dhe vetëm ai ishte arkitekti i kanabizimit të vendit, arkitekti i ’Gërdecit’ elektoral, arkitekti i shpopullimit të Shqipërisë apo arkitekti i kriminalizimit të shoqërisë shqiptare duke e kthyer atë në një bazë operacionale të krimit të organizuar dhe larjes së parave.

Për fatin e keq të tij, edhe teza e tij se PD është një celulë antiamerikane dhe pro-ruse ka dështuar me sukses. Me gjithë sparkatën intelektuale të anglo-saksonit Tak Ngjela dhe gjithë talentin e shquar të Meros , por edhe sikur Balla me dorën e tij magjike dhe Blushi me atë pak dinjitet që i ka mbetur , të sajojnë gjithçka për ta ushqyer këtë tezë në publik, tashmë është e pamundur sepse ajo është kthyer në një tezë qesharake dhe është e diskretituar plotësisht .

Përgjimet dëshmuan ato të vërteta që i kemi parë të gjithë, janë të vërtetat që po rrëzojnë dita- ditës makiazhin dhe pudrën mediatike mbi fytyrën e artistit kontravers . Bashkë me rimelin mediatik po shkrihet gjithashtu edhe fuqia e propagandës së kryeministrit të fundit të tranzicionit.

Përgjimet shpallën të vërtetën dhe e vërteta është si shpata, ndan edhe malet për gjysëm.

Përgjimet treguan gjendjen e rëndë që ka shkaktuar virusi i ringjallur komunist në trupin e brishtë të demokracisë shqiptare. Treguan sëmundjen vdekjeprurëse prej së cilës vuajnë shoqëritë e korruptuara dhe treguan që arkitekti i kësaj rrumpalle është vetë ai: artisti i sëmurë .

Pavarësisht se ç’thotë publikisht dhe pavarësisht se si shprehet me tërsëllimë kundër Zërit të Amerikës dhe BILD në tavolina me miqtë, ai thellë-thellë e ka të qartë dhe e pranon që ka dështuar dhe ka dështuar si askush tjetër më parë. Ai e ka të qartë ky turp dhe poshtërim do ta ndjekë pas si makth.

Ai e di që kjo është një e vërtetë që ai nuk e zhbën dot më. Pavarësisht se si reagon, me lot a me trimërim, me gra a me burra, pavarësisht si sulmon apo kë përbalt, kur vijnë orët apo minutat e vetmisë dhe qetësisë së tij, atje pranë oxhakut tek vila e tij në Surrel , atij shpesh i bie të fikët dhe rrëzohet përtokë nga të vërtetat e hidhura që tashmë i pamë të gjithë .

Kjo ka bërë që qysh sa kanë dalë përgjimet, ai të humbasë qetësinë dhe stabilitetin psiqik. Qan me lot , ngashërehet, pastaj e merr veten, nxjerr pirunin dhe trimërohet me Elisën, rihyn në kllapi, harron çfarë thotë, për kë flet dhe ku është.

Dhe në fakt nuk ka faj po të mendosh gjithë ato të zeza, që tashmë kanë filluar të qartësohen në sytë e partnerëve tanë në Berlin dhe Uashington. Ai e di që vendimi për të është marrë ndaj i dridhen duart dhe nuk është më në gjendje të mbajë timonin.

Tani, i terrorizuar dhe i braktisur, thjesht po pret egzekutimin politik të atij vendimi.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?
Aktualitet

Grupi koordinues: Kush janë 13 firmëtarët e ultimatumit të protestave?

1 Korrik, 2026

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë

30 Qershor, 2026

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social
Artikuj

Beralb sh.a, një partner i zhvillimit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrëzit – investime, përgjegjësi mjedisore dhe kontribut social

29 Qershor, 2026

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare
Aktualitet

Aktivistët sqarojnë letrën për ambasadat: Nuk ka grup drejtues, protesta mbetet qytetare

28 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com