InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

DASH “shuplakë” qeverisë shqiptare për korrupsionin, tenderat dhe PPP-të

12 Korrik, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për “Klimën e Investimeve për 2019-ën” publikuar këtë të enjte është një shuplakë e fortë për qeverinë shqiptare. Qeveria amerikane e sheh me shqetësim situatën ekonomike në vend duke ngritur si shqetësime kryesore korrupsionin, mungesën e transparencës në tendera, zbatimin e dobët të kontratave si dhe peripecitë që heqin investitorët e huaj në Shqipëri të cilët e thonë troç se “Shqipëria është një vend i vështirë për të bërë biznes”.

“Investitorët e huaj përmendin korrupsionin, veçanërisht në gjyqësor, mungesën e transparencës në prokurimin publik dhe zbatimin e dobët të kontratave si probleme të vazhdueshme në Shqipëri. Zbatimi i reformës në gjyqësor është duke u vijuar, duke përfshirë edhe verifikimin e pasurive të pashpjegueshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Teksa gjyqtarë dhe prokurorë të shumtë janë shkarkuar nga një komision verifikimi për pasuri të pashpjegueshme ose lidhje të krimit të organizuar, investitorët e huaj e perceptojnë si një problem klimën e investimeve dhe thonë se Shqipëria mbetet një vend i vështirë për të bërë biznes” – citon lapsi.al në raportin e DASH.

Një tjetër kritikë e fortë e Departamentit Amerikan të Shtetit për qeverinë shqiptare është mënyra si ajo i lexon ligjet.

“Investitorët raportojnë shqetësimet e vazhdueshme si autoritetet përdorin ligjin dhe rregulloret e vështira për t’u interpretuar dhe jo konsistente, si mjete për të mënjanuar investitorët e huaj dhe për të favorizuar kompanitë e lidhura me politikën.

Rregulloret dhe ligjet që rregullojnë veprimtarinë e biznesit ndryshojnë shpesh dhe pa konsultime kuptimplota me komunitetin e biznesit. Pronarët e bizneseve dhe shoqatat e biznesit shpesh theksojnë se nuk kanë marrë njoftim, kohë ose mundësi të mjaftueshme për angazhim në ndryshimet rregullatore dhe legjislative” – thuhet në raportin e DASH që më pas citon se investitorët e huaj janë edhe nën presionin e politikës.

“Investitorët e mëdhenj të huaj raportojnë presion për të punësuar nënkontraktorë të lidhur me politika specifike dhe shprehin shqetësimin rreth përputhshmërisë me Aktin e Praktikave të Korruptimeve të Huaja gjatë operimit në Shqipëri” – citon lapsi.al raportin e DASH.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit u jep një tjetër goditje prokurimeve të bëra nga qeveria që i quan korruptive ndërsa PPP-të sipas saj kanë hequr konkurrencën.

“Raportet e korrupsionit në prokurimet e qeverisë janë të zakonshme. Përdorimi në rritje i kontratave të Partneritetit Publik Privat (PPP) ka ngushtuar mundësitë për konkurrencë, në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke përfshirë edhe investitorët e huaj. Analizat e dobëta kosto-përfitim dhe mungesa e ekspertizës teknike në hartimin dhe monitorimin e kontratave PPP janë shqetësime të vazhdueshme. Qeveria kishte nënshkruar më shumë se 200 kontrata PPP deri në fund të vitit 2018” – shkruan DASH, citon lapsi.al.

“Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titujt e qartë është të pronësisë janë të vështirë për t’u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë të arrihet dhe joadekuat. Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat” – shkruan DASH që vijon me të tjera kritika të forta për zvarritjet në krijimin e Zonave të Lira Ekonomike.

“Qeveria miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë” – shkruan DASH që në fund citon raportin e Transparency International i Perceptimit të Korrupsionit 2018 që renditi Shqipërinë në vendin e 99-të në 180 vende me një rënie prej 8 vende nga viti 2017.

“Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që është përmirësuar nga dy vende, deri në 63, në sondazhin e Bankës Botërore “Doing Business” të vitit 2019, Shqipëria vazhdoi të shënojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike” – citon lapsi.al raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Të Lidhura

Gara e padrejtësive të mëdha në PD del zbuluar!
Aktualitet

Gara e padrejtësive të mëdha në PD del zbuluar!

15 Maj, 2025
Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro
Aktualitet

Fiton mandatin në Lezhë/ Gjin Gjoni flet si deputet: SPAK të hetojë krimet zgjedhore, vota u shit deri në 500 euro

14 Maj, 2025
Rezultati do ishte shumë ndryshe me sistem proporcional kombëtar, ja si do ndaheshin mandatet
Aktualitet

Rezultati do ishte shumë ndryshe me sistem proporcional kombëtar, ja si do ndaheshin mandatet

13 Maj, 2025
Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat
Aktualitet

Përfundon NUMËRIMI i votave në Lezhë dhe Berat/ PD kryeson me 45% të votave, PS siguron 5 mandate në Berat

13 Maj, 2025
Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i MOTIT për ditën e martë
Aktualitet

Kthjellime e vranësira në të gjithë vendin, parashikimi i MOTIT për ditën e martë

13 Maj, 2025
Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë
Aktualitet

Tension për votat e Diasporës, Lëvizja Bashkë konteston numërimin në Tiranë

12 Maj, 2025

TË FUNDIT

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes
Lifestyle

15 Maji, Dita Ndërkombëtare e Familjes

15 Maj, 2025

HOROSKOPI I DITËS , e enjte 15 maj 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS , e enjte 15 maj 2025

15 Maj, 2025

Gara e padrejtësive të mëdha në PD del zbuluar!
Aktualitet

Gara e padrejtësive të mëdha në PD del zbuluar!

15 Maj, 2025

“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!
Politikë

“Do t’ju hamë të gjallë”, tërhiqet Alizoti: Jam bërë vegjetarian, ha sallatë me çik Ramë!

14 Maj, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com