Policia e shtetit u ka bërë kërkesë qytetarëve Shqiptar të cilët lëvizin jashtë vendit për pushime, duke i kërkuar atyre të mos aplikojnë për azil pasi dëmtojnë imazhin e shtetit Shqiptar.
“Policia e Shtetit po bashkëpunon me partnerët europian për të frenuar këtë dukuri të dëmshme” shkruhet në apelin e Policisë.
Më tej, Policia e Shtetit fton për bashkëpunim, në denoncimin e individëve apo subjekteve që mashtrojnë qytetarët në numrin 112.
Në fund, Policia e Shtetit u drejtohet qytetarëve duke u apeluar: “Mos abuzo me lirinë tënde të lëvizjes! Respekto dinjitetin tënd dhe të Shqipërisë!”











