InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Fakte për zgjedhjet në Korenë e Veriut dhe 30 Qershorin

29 Qershor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Fakte për zgjedhjet në Korenë e Veriut dhe 30 Qershorin

Për shkak se 29 qershori, sipas KQZ, është heshtje zgjedhore dhe Partisë Socialiste që garon e vetme i ndalohet propaganda elektorale, po ju sjellim disa shembuj sesi zhvillohen zgjedhjet në vendet e tjera të botës.

Koreja e Veriut ka një praktikë elektorale që në çdo raport ndërkombëtar tregohet si modeli më i keq. Pra, modeli sesi nuk duhet të zhvillohen zgjedhjet në një vend normal.

Në Korenë e Veriut mbahen zgjedhje për dy pushtete, lokal dhe qëndror. Koreanoveriorët votojnë për Asamblenë Supreme Kombëtare (parlament) një herë në pesë vjet dhe për Asamblenë Lokale Popullore (zgjedhjet vendore) një herë në 4 vjet.

Të gjitha vendet në Asamblenë Kombëtare dhe Asamblenë Lokale i fiton vetëm Fronti Demokratik për Ribashkimin e Atdheut. Për Korenë e Veriut ka keqkuptime, pasi thuhet se atje është vetëm një parti. Në fakt, ky është një mashtrim, Koreja e Veriut ka tre parti. Fronti Dekomkratike paraqitet si një koalicion, ku ka brenda saj Partinë e Punëtorëve që merr 98 % të Asamblesë dhe dy parti të tjera që marrin nga 1 % të rezultatit.  (Për ta kuptuar më mirë shqiptarët; fronti funksionon njëlloj si Partia e Punës me Bashkimet e Pavarura Profesionale gjatë komunizmit. Për atë që s’kanë jetuar në komunizëm, Fronti është siç janë sot PS, Bindja e Astrit Patozit dhe PUK-u i Idajet Beqirit).

Zakonisht pjesëmarrja është rreth 100% dhe rezultatet janë po 100% për Frontin.

Në çdo zonë elektorale ka vetëm 1 kandidat!! Fronti cakton kandidatët sipas zonave, në bazë të numrit të banorëve.

Votimi është i fshehtë, por edhe nëse qytetarët duan ta shpallin votën në komision, kjo nuk quhet shkelje. Në fund ka dhe një komision elektoral shumë serioz që ligjëron rezultatin, fiks pas një jave.

Në raportimet e mediave të këtij vendi, për zgjedhjet e fundit shkruhet: “Sukses i madh, nga 99.97% e votuesve këtë vit janë pro frontit në masën 99.99%, ndërsa 0.1% janë të pavlefshme”.

Edhe pse ka vetëm një kandidat, fushata elektorale lejohet gjerësisht në Korenë e Veriut. Kandidati i zonës del në televizionin kombëtar, mund të nxjerrë postera, afishe dhe të mbajnë mitingje për demokracinë popullore. Fjalimet asnjëherë nuk duhet të jenë kundër linjës së Partisë së Punëtorëve të Koresë.

Çdo ngjashmëri fakteve të këtij shkrimi me Shqipërinë nuk është e rastësishme.

M.Xh

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën
Të ndryshme

Reuters: Të dhënat satelitore tregojnë se Toka po bëhet gjithnjë e më e ndritshme natën

10 Prill, 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026

10 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Kthjellime e vranësira kalimtare, si parashikohet MOTI për ditën e sotme

9 Prill, 2026

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com