InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Rama gënjen! Atë nuk e takon më njeri !

11 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Përse bateritë e propagandës janë drejtuar kundër Berishës?

Nga Red Varaku:

Një lajm qarkulloi dje në media menjëherë pas deklaratës së presidentit Meta për zhdekretimin e zgjedhjeve, sikur kryeministri ishte nisur menjëherë drejt Brukselit, çka do të ishte një lajm shumë i mirë për të gjithë, por kryesisht për vetë Ramën, sepse atë prej kohësh nuk e takon më njeri.

Ai do të donte edhe ta thërrisnin qoftë edhe për ta telendisur qoftë për dështimin e madh të reformës në drejtësi, qoftë për korrupsionin më të madhin që ka njohur historia shqiptare e pluralizmit. Ai do të donte ta qortonin për futjen e vendit në borxhe dhe për futjen e duarve në zgjedhje apo për zgjatjen e krizës politike. Ai do të donte ta kritikonin ashpër për vjedhjet apo kapjen e institucioneve. Do të donte t’i flisnin ashpër për lirinë e shtypit apo skandalet me PPP. Por, ja që edhe nëse shkon, ai do të shkojë i paftuar zyrtarisht, sepse atë nuk e takon më njeri, përveç dordolecëve të emëruar, miq të tij pa peshë vendimarrëse, që nuk përfaqësojnë asgjë!

Ndryshe nga Lulzim Basha, i cili prej dy vjetësh ka pasur një aktivitet të ngjeshur takimesh me perëndimorët, vetë Rama ka qenë krejt i izoluar. Asnjë kryeministër i rëndësishëm i Evropës nuk ka pranuar të ekspozohet me Ramën prej të paktën më shumë se dy vjetësh. Madje as Erdogan miku i tij i madh nuk preferon ta takojë më.

Përveç disa takimeve me kryeministrin serb Vuçiç, me presidentin e Kosovës Thaçi, me mbretin e Kuvajtit, dhe një përpjekjeje komike për të dalë një foto me Trump. Me Vuçiç ,ish-ministrin e Sllobodan Millosheviçit, dhe me Thaçin, ish zëdhënësin e UÇK, më shumë ka diskutuar për të ardhmen e tyre politike, e cila duhet thënë se pas takimit të Berlinit , është drejt një fundi shumë të shpejtë. Ndërsa me mbretin e Kuvajtit kuptohet se çfarë mund të ketë diskutuar.

Në fakt, Ramën nuk e ka pritur asnjë personalitet serioz perëndimor. 
Kryeministri shqiptar prej dy vjetësh po përjeton një izolim politik. Ai nuk pritet më as nga vetë kryeministrat e majtë në Evropë e jo më nga ata të djathtë. Edhe në ato pak takime formale, është pritur më shumë për fotografi, por më pas të gjithë i kanë kthyer shpinën.

Pikërisht këtu kryeministrit tonë i ka ndodhur një dramë e madhe. Takime të këtyre niveleve janë shumë të rëndësishme për një vend që aspiron Evropën dhe ai e di mirë impaktin që kanë këto takime tek një popull që sytë i ka gjithmonë nga perëndimi si garanci për demokracinë.

Ai tashmë konsiderohet një lider autoritar i një republike kampion korrupsioni i ngjashëm me homologët e tij lindorë. Rama është refuzuar me delikatesë edhe nga zyrtarët e rëndësishëm të Brukselit që po merren me situatën shqiptare.

Së fundmi, edhe deklaratat e Lajcak dhe Kocijancic, të dy të diskretituar si miq të afërt të tij dhe asaj që ai përfaqëson, që theksojnë faktin që Shqipëria duhet ta zgjidhë vetë krizën, janë përgjigje diplomatike për të treguar se nuk kanë çfarë bisedojnë më me kryeministrin tonë.

Në fakt, ai prej muajsh u ka çuar atje një dërgatë njerëzish që përsërisin si papagaj idetë e tij për drejtësinë dhe demokracinë në Shqipëri. Por ata janë të shokuar, që në vend të përgjigjeve për krizën e demokracisë shqiptare të dëgjojnë nga papagajtë e Ramës, broçkullat e frikës nga reforma në drejtësi .

Por, edhe nëse shkon në Bruksel, vizita e tij do të ishte një vizitë e dështuar, jo vetëm për faktin se Brukseli dhe Gjermania tashmë e kanë dhënë verdiktin e tyre, por edhe për faktin që ai nuk konsiderohet më një partner i besueshëm për perëndimin dhe kjo e ka nxjerrë tërësisht nga binarët e normalitetit skënderbeun.

Sepse, kësaj rradhe nuk takon dot më askënd, madje as dordolecë pa peshë, sepse edhe ata e kanë të freskët ‘shpullën’ plot vendosmëri të Merkel dhe Macron në Berlin.

Gjithsesi ai nuk është se e pranon këtë! Është gati të bëjë gjithçka. Çfarë nuk do të bënte që të bënte një intervistë nga Brukseli m, ku sipas ritualit nëpërmjet ERTV të mund tu shpjegojë shqiptarëve gjithë ato që kishte në mendje tu thoshte evropianëve, por jo nga Surreli, por nga Brukseli. Tu krenohej gjithashtu se çfarë i kanë thënë perëndimorët ashtu kot.

Por, e vërteta është që atë askush nuk e thërret më atë prej dy vitesh dhe askush nuk e ka thirrur tani zyrtarisht. Është i izoluar dhe i vetmuar dhe e vetmja gjë që i ka mbetur të bëjë, është t’i mbushë mendjen socialistëve, që është aty dhe nuk ka ikur dhe që vazhdon të jetë akoma në lojë.

Të Lidhura

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës
Lifestyle

“Larg politikës, pranë zemrës” – Eduart Ndocaj emocionon me dedikimin për bashkëshorten në 27-vjetorin e martesës

25 Korrik, 2026

Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com