InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga Bujar Llapaj: Për të gjithë ata që kanë dy pare mënd!

10 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nga Bujar Llapaj: Për të gjithë ata që kanë dy pare mënd!

Nuk është për tu trishtuar shumë kur lexon komentet e ndyra të “trimave” që ishin përgatitur shpirtërisht (besoj shumica para televizorit) që të shikonin dje një betejë të ngjyrosur me gjakun e vëllezërve të tyre “armiq të pushtetit popullor”. Por statuset e disa personazheve “publikë” me arsimim të mjaftueshëm për të vënë arsyen përpara pasionit, inatit, apo “pavarësisë” më bëjnë të mendoj sa larg është Europa prej nesh, dhe fatkeqësisht shumë prej tyre jetojnë prej vitesh në perëndim dhe minimalja që duhej të kërkonin në këtë moment do të ishte kërkesa për dorëheqjen e Kryeministrit për të gjitha mega skandalet, kjo do të ishte një nga ndihmat perëndimore që shqiptarët në diasporë do t’i bënin Shqipërisë. Fshehja prapa argumentave “të gjithë njësoj janë” dhe “kjo klasë politike duhet zhdukur” tregon qartë jo vetëm mungesën e njohurive në fushën e zhvillimeve politike dhe sociale, por edhe paaftësinë intelektuale për të ndikuar në zgjidhje të qëndrueshme. 
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, mund të jetë mashtrues, hajdut, i pabesë, etj, por me çdrekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, ai ka bërë një akt patriotik, shmangu gjakderdhjen për të cilën ishin përgatitur shumë hiena. 
Historia e Shqipërisë njeh shumë “Patriotë”, “Luftëtarë të Lirisë” që janë shndërruar dhe kthyer në zaptues, rrjepës, masakrues të popullit, dhe ne vazhdojmë t’u thurim lavde e ngremë lapidare. Atëhere pse një Presidenti “hajdut” nuk duhet t’i themi Faleminderit që shpëtove fshatin tonë nga zjarri? 
Faleminderit Ilir Meta!

Unë besoj se Shqipëria ka forca intelektuale, patriotike si në partitë politike ashtu dhe jashtë tyre që ta kapëcejnë këtë situatë. 
Marrëveshja Rama – Basha e majit 2017 tregoi se prodhojnë kriza. Por unë nuk mund të ngarkoj më shumë me faj të mashtruarin Basha se sa mashtruesin Rama që bashkë me Veliajn duhet të hyjnë në librin Guinness për mashtrimet e tyre spektakolare. 
Protesta legjendë e Artistëve të Teatrit, banorëve të Astirit, studentëve etj ua kanë bërë të qartë shqiptarëve dhe politikanëve se i duhet thënë STOP talljes, mashtrimit dhe vjedhjes të popullit dhe pasurisë kombëtare. 
Unë i jam bashkuar dhe do të mbështes protestat paqësore të popullit dhe opozitës për dorëheqjen e KM Rama si kusht për të zgjidhur krizën, sepse një hajduti dhe mashtruesi nuk duhet t’ijapësh një shans tjetër. Partia Socialiste ka me bollëk njerëz të papërlyer me krimet e rilindjes dhe që mund t’ia marrin timonin një njeriu që nga i vetëquajtur ‘Skënderbe’, (nobleman që bashkoi shqiptarët për lirinë nga osmanët dhe osmanizmi) tani shumica e shqiptarëve e shohin atë të vërtetin : një Ramë Kara Mahmud Pasha që po sundon popullin e vet me mënyrat më të poshtra osmane.

Të nderuar bashkëatdhetarë çlironi veten nga pasionet gjakndjellëse dhe ndihmoni që Shqipëria të çlirohet nga krimi, mafia, korrupsioni dhe ‘heronjtë legjendarë’!

Tung

Bujar Llapaj

Vankuver, Kanada

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!
Bota

Vjen lamtumira, Vuçiç heq dorë nga pushteti i pakufizuar: Nuk jam diktator!

14 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 14 Gusht 2025

14 Gusht, 2025

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret
Aktualitet

Ambasada e SHBA-së thirrje për qytetarët amerikanë: Shmangni zonat e rrezikuara nga zjarret

13 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com