InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

12 Qershor, 2026
in Aktualitet
A A
Sali Berisha fton demokratët të bashkohen sot në protestën e thirrur në orën 18.00

Një debat të fortë ka patur mes analistëve Andi Bushati dhe Baton Haxhiu, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, lidhur me projektin e Zvërnecit, Edi Ramën dhe protestën.

Sipas Bushatit, shoqëria sot është e ndarë në dy pjesë, ata që denoncojnë vjedhjen dhe ata që e mbrojnë.

Baton Haxhiu: Bushati vijon me heqjen zvarrë të liderëve pasi e meritojnë të shporren nga një gjeneratë që e projekton pakënaqësinë në këtë mënyrë. Kjo gjeneratë është heterogjene dhe është gjenerata që ka krijuar rrezik të jashtëzakonshëm për pushtetin dhe opozitën, shtresën politike, që realisht është gati 35 vjet brenda politikës, duke përfshirë edhe ne si gjeneratë që kemi kritikuar apo përkrahur liderë në momente të caktuara. Ajo që mund të them, kjo pjesë e popullsisë nuk janë të përfaqësuar as nga PS dhe as nga PD.

Ajo që më dallon mua nga Bushati, unë e kam pritur një situatë të tillë dhe nuk kam shpresuar te Berisha dhe PD. Kam pritur që kjo gjeneratë të vijë kështu dhe të ndërtojë një rrëfim të ri politik. E kam kuptuar se Berisha ka qenë i vdekur politikisht. Mënyra si u zgjodh në Kuvendin e fundit, ësht një prej arsyeve pse këta protestues janë aty. Ka katër vite që flas për një model politik që po vdes dhe është pengesa kryesore për ndryshimin e Shqpërisë. Çfarë dalloj prej Bushatit? Mendoj se Zvërneci nuk është arsye. Unë jam pro Zvërnecit, hiq atë pjesën e lagunës që duhet ambientalistët ta sqarojnë…

Andi Bushati: Me atë korrupsion, vjedhje tokash? Me atë gojore për familjen Trump? Për herë të parë ti godite edhe SPAK-un kur u mor me Zvërnecin.

Baton Haxhiu: Unë kam thënë është çmenduri që të bllokosh llogari pa bërë hetimin.

Andi Bushati: Të bllokosh vjedhjen.

Baton Haxhiu: Nuk ka njeri pro vjedhjes.

Andi Bushati: Gjen mënyra të tërthorta për të mbrojtur vjedhjen. Shoqëria është ndarë në dysh, ata që denoncojnë vjedhjen dhe ata që gjejnë mënyra të tërthorta për ta mbrojtur vjedhjen.

Baton Haxhiu: E kam me Zvërnecin. Pa marrë parasysh kush është mbrapa. Ekziston një ide negociuese.

Andi Bushati: Rama thotë nuk ka projekt. Muftkat me 10 mijë vende pune… Nuk ke asnjë argument përveç të mbrosh vjedhjen.

Baton Haxhiu: Jo, kur shfaqet vjedhja…

Andi Bushati: Bën muuu vjedhja.

Baton Haxhiu: Ku?

Andi Bushati: Fenomeni është vjedhje. Nga momentin që mbron fenomenin, mbron hajdutët dhe vjedhjen. Kush është e mira? Zvërneci është gjëja e hajdutit me çizme për të grabitur Shqipërinë.

Baton Haxhiu: Pas kësaj hajduti me çizme e mbyll, nuk kam argument për këtë, sepse ti ke një ofendim, jo argument.

Andi Bushati: Ti thua është projekt zhvillues, kur nuk di asgjë nga projekti, invstitorët, i beson qorrazi hajdutit Edi Rama. Nuk ka gazetar që nuk di asnjë fakt dhe i shërben hajdutit.

Baton Haxhiu: Edi Rama ka thënë publikisht ka investim 4.5 miliardë euro.

Andi Bushati: Siç tha për Portin e Durrësit, inceneratorët. Ti thua, e ka thënë Rama dhe dua ti besoj qorrazi. Më ka treguar historia që kur Rama hedh në treg shifra të mëdha, na e ka fut sa krahu. Ti do të bësh qorrin?

Baton Haxhiu: Argumenti im është 4.5 mld euro. Ai ka mundësi të gënjejë ose të thotë të vërtetën në 6 muajsh e ardhshëm. Pastaj ku je ti?

Andi Bushati: Unë bëj gazetari, ti i beson qorrazi. Ke 13 vjet që ti i beson dhe ai gënjen.

Të Lidhura

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com