InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Detaje nga jeta e princeshë Dianës, pastruesja që preku pallatin mbretëror

4 Prill, 2019
in Artikuj, Lifestyle
A A
Detaje nga jeta e princeshë Dianës, pastruesja që preku pallatin mbretëror

Njëzet e dy vjet më parë, më 31 gusht 1997, e gjithë bota mbajti zi për vdekjen e princeshës Diana.

Ajo nuk e gjeti lumturinë me Princ Çarlsin sepse çifti u divorcua në vitin 1996, vetëm një vit përpara vdekjes së saj, por gjithsesi Diana mbetet një ikonë e forcës dhe pavarësisë për gratë në mbarë botën.

Ja disa nga detajet më interesante të jetes së saj dhe hapat drejt pallatit mbretëror, ndërkohë që Diana kishte bërë më parë dhe punë të tilla si pastruese dhe edukatore.

Motra e saj me e madhe, Sarah, ishte e para që doli me Princ Çarlsin. Marrëdhëniet e Sarës me Çarlsin thuhet se kanë përfunduar kur ajo i dha shtypit disa detaje private për princin. Çarlsi e ndëshkoi duke i kthyer vëmendjen e tij Dianës menjëherë pas kësaj. Sarah i dha Çarlsit dhe Dianës bekimin e saj, kur ata njoftuan se po dilnin së bashku.

Fustani i nusërisë së princeshës ishte një art më vete. Fustani ekstravagant i Princeshës Diana mbetet një nga veshjet më të famshme dhe të kopjuara në histori, i stiluar nga David dhe Elizabeth Emanuel, fustani i mëndafshtë me dantella antike, i mbuluar me 10,000 margaritarë është një vepër arti me vete. Fustani ishte ideuar krejtësisht nga princesha, dhe ajo ka ndenjur mbi kokë deri në përfundim të tij. Ky ka qënë fustani më i gjatë në historinë e dasmave mbretërore.

Diana u takua disa herë me Nënë Terezën. Ironikisht, vdekja e Nënë Terezës më 6 shtator 1997, u eklipsua nga lajmet për funeralin e Dianës. Diana u varros me një sërë rruazash që i ishin dhënë asaj dhuratë nga Nënë Tereza.

Intervista televizive e Dianës në BBC në vitin 1994 tërhoqi 21 milionë shikues duke thyer rekordet e shikueshmërisë deri në atë kohë .

Vdekja tragjike e Dianës është krahasuar gjatë me atë të Marilyn Monroe dhe Princeshës Grace të Monakos. Diana mori pjesë në funeralin e Princeshës Grace , dhe kjo ishte vizita e saj zyrtare e parë shtetërore jashtë vendit.

Varri i saj gjendet në ishull, në një liqen dekorativ mbi pronat e familjes së saj në Althorp Park. Vendi është rrethuar me katër mjelma të zeza që ruajnë varrin dhe lisa 36 vjeçar, aq sa vitet e jetës së princeshës.

Unaza e Dianës, me 14 diamantë dhe një safir 12 karatësh, mbahet sot nga gruaja e djalit të saj, Kate Middleton.

Dasma e saj kishte një audiencë televizive prej 750 milionë njerëzish.

Diana ishte 12 vite më e vogël se Çarlsi.

Ajo nuk ishte një studente e mirë në shkollë, pasi dështoi në disa provime, ajo u largua nga shkolla në moshën 16 vjeçare. Babai i saj e regjistroi atë në një shkollë tjetër, por ajo insistoi të kthehej në shtëpi sepse e ndiente veten të paaftë për të mësuar.

Ajo punoi me kohë të pjesshme si pastruese dhe më pas si edukatore kopështi.

Princeshë Diana studioi balet dhe dëshira e saj më e madhe ishte të bëhej një balerinë, por u zgjat shumë dhe kjo e penalizoi. Dashuria e saj për vallëzimin klasik e bëri atë një mbështetëse të madhe të baletit, deri në vdekjen e saj.

Ngjyra e saj e preferuar ishte ngjyra rozë. Ajo shihej shpesh e veshur me këtë ngjyrë, por dhe me një sërë ngjyrash të ndezura, jo aq të zakonshme për pallatin mbretëror.

Të Lidhura

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmeti
Artikuj

Ura në Kohë-Një mirënjohje për Mimoza Ahmetin

4 Qershor, 2026
Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026
Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!
Artikuj

Xheni Piroli, zëri i pedagogjisë që sfidon heshtjen e arsimit!

17 Prill, 2026
Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi
Lifestyle

Pse është e rëndësishme të mbani gjithmonë një buqetë me lule natyrale në shtëpi

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

NÇim Peka ndryshon mendim: Rroftë protesta, PD duhet t’i bashkohet
Aktualitet

NÇim Peka ndryshon mendim: Rroftë protesta, PD duhet t’i bashkohet

5 Qershor, 2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci
Aktualitet

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

5 Qershor, 2026

PLL: Në Mbrojtje të Rendit, Ligjit dhe Sigurisë së Qytetarëve
Aktualitet

PLL: Në Mbrojtje të Rendit, Ligjit dhe Sigurisë së Qytetarëve

4 Qershor, 2026

“Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri” – Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve
Aktualitet

“Janë vjedhur 15 ton kokainë në Shqipëri” – Artan Hoxha plas “bombën”: Karteli i fuqishëm ka vendosur 30 milionë euro pagesë për vrasjen e grabitësve

4 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com