Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj zbuloi dy emra që sipas tij mund të udhëheqin një qeveri tranzitore për 12 muaj. Ai u shpreh se mjeku në pension, Tritan Kalo mund të organizojë zgjedhje model në Shqipëri.
Po ashtu ai përmendi edhe emrin e profesorit Përparim Kabo.
“Jo të jesh ti kryeministër, sepse je provuar që je hajdut. Me qeveri tranzitore, të mbledhim intelektualët më të mirë, sepse kemi. Një qeveri tranzitore për 12 muaj, më vjen në mendje profesori Tritan Kalo, është pensionuar është në Kanada dhe mund ta udhëheqë një qeveri tranzitore 12 muaj.
Jam i bindur që është një njeri që zgjedhjet do ti organizonte model. Profesori Përparim Kabo…pra le ti japim njerëzve një qeveri përtej palëve 12 muaj me një mandat të qartë, të organizojmë zgjedhje demokratike. Pastaj po fitoi ky dakord, por me zgjedhje të lira dhe të ndershme”-tha Lapaj.











