Eduart Ndocaj
Kosi, si përfaqësues i Europës, po vazhdon të dëmtojë Shqipërinë.
Martja Kosi, pjesë e strukturave të Soros-it, tashmë është e korruptuar nga lidershipi shqiptar, i cili e quan “sukses” një proces elektoral që në realitet është i ndotur nga krimi i organizuar. Në asnjë shtet të BE-së nuk ndodh që:
• Krimi i organizuar të blejë vota.
• Administrata të bëjë fushata për parti të caktuara.
• Para të shpërndahen, si bonuset 100 euro 5 ditë para zgjedhjeve, ose falja e gjobave nga qeveria pak ditë para votimeve.
• Administrata të numërojë dhe transformojë votat sipas interesave të pushtetit.
• Drejtorët e institucioneve të detyrohen të sigurojnë vota nga diaspora me pagesë.
• Punonjësit e administratës të detyrohen të sjellin vota me rrogën e tyre, nën kërcënimin e largimit.
• Policia të shoqërojë persona të lidhur me bandat për të manipuluar zgjedhjet.
Megjithatë, kjo strukturë e korruptuar pretendon se Shqipëria ka bërë progres dhe ka zhvilluar zgjedhje të lira. Për të përdorur një frazë të njohur të Fishtës: “Moj Europ, moj kur… e vjetër…”, kjo përfaqësuese e Europës nuk po e kupton realitetin e vërtetë në vendin tonë.











