InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Lidhja më e fortë me dikë nuk është ajo fizike, por ajo emocionale…

30 Mars, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Lidhja më e fortë me dikë nuk është ajo fizike, por ajo emocionale…

Ne jemi qenie njerëzore dhe tërhiqemi nga shumë aspekte prej njerëzve të tjerë. Edhe pse mund të mos duam ta pranojmë, tërheqja e parë për dikë vjen për shkak të paraqitjes së tij/saj. Kjo tërheqje fizike bën që ne të krijojmë një lidhje fillestare me atë person, por kjo lidhje mund të shuhet shumë lehtë në momentin që ne zbulojmë mbi karakterin apo personalitetin e tij/saj dhe shohim se nuk kemi shumë të përbashkëta.

Lidhja më e fortë me dikë vendoset vetëm duke qenë në kontakt të vazhduar me të dhe duke e njohur mirë nga aspekti emocional. Kjo gjë realizohet, nëse fitojmë besimin e tij/saj, aq sa ai ose ajo të mund të hapet për çdo problem, apo për çdo ndjesi me ne. Vetëm në këtë moment, të gjithë ne mund të jemi vetvetja. Kjo është lidhja emocionale, për të cilën do të flasim në këtë material.

Ju ka ndodhur të jeni në një rreth të gjerë shoqëror dhe të ndjeni sikur askush nuk ju kupton? Të ndjeni dëshirën për të shkuar sa më parë në shtëpi për të qëndruar larg një mjedisi të tillë? Atëherë kjo tregon se asnjë nga ata nuk ju kupton.

Nga ana tjetër, a ju ka ndodhur të jeni me një person të vetëm dhe të mos doni të ndaheni kurrë nga biseda me të? Të mendoni se keni kaluar shumë pak kohë bashkë, ndërkohë që mund të keni kaluar orë të tëra bisede pa e kuptuar këtë gjë? Këta janë personat që të duken sikur njohin çdo gjë tek ty dhe mendon se nuk është fare e nevojshme të flasësh, pasi ata janë pothuajse si një pasqyrim i shpirtit dhe i ndjesive të tua.

Kjo është lidhja emocionale: lidhja e fortë që ne sigurojmë me një person, pa qenë e nevojshme të shtiremi për asgjë dhe thjesht të ndihemi mirë me të duke qenë vetvetja. Një lidhje e tillë nuk varet nga rrudhat, nga defektet fizike, apo nga kritere të tjera të vendosura si klishe për bukurinë nga shoqëria jonë.

Një lidhje e tillë i reziston kohës dhe ne duhet të vuajmë për të siguruar lidhje të tilla me njerëzit që na rrethojnë, dhe sidomos me personin që do të kemi në krahë, pasi jeta është tepër e gjatë për ta kaluar me dikë që nuk na kupton, apo me dikë që do të lodhet kur trupi ynë të preket nga gjurmët që koha do të lërë mbi ne. /bota.al

Të Lidhura

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026
Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026
Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”
Artikuj

Henze: “Meta, i burgosur politik”, Shqipëria në “momentin Navalny”

17 Gusht, 2026
Inati i vjehrrës dhe i nuses
Artikuj

Inati i vjehrrës dhe i nuses

16 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026

TË FUNDIT

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist
Artikuj

“Faleminderit, Baba!” – Vargjet e Luftar Pepmarkut për të atin, zogistin që u pushkatua nga regjimi komunist

23 Gusht, 2026

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan
Artikuj

Qazim Ramadani, zogisti që u përndoq nga fashizmi dhe komunizmi – rrëfimi prekës i nipit Adnan

23 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com