Nga Besnik Alku
Sot në kafe me pyeti një mik i imi se kë do votoje në Dibër. Padyshim i thashë vetëm, Alketa Agollin. Pse më tha Alketën, pse është nga Maqëllara, më pyeti përsëri miku im.
Kjo nuk është dhe nuk ka për të qenë asnjëherë asye se nga është apo nga cila zonë vjen për votën time, por cilësitë e karakterit, formimi intelektual dhe cfarë përfaqëson janë arsyet që do votoj.
Kështu miku im, Alketa Agolli është nusja e Premtim Agollit, dhe përfaqëson denjësisht familjen tipike fisnike në breza të Dibrës, që i kanë dhënë jetë, gjak, pasuri, bukë, dije, lirisë, humanizmit dhe përparimit të kombit Shqiptarë.
Alketa Agolli, ndryshe nga të gjithë kandidatët e tjerë që banojnë në Tiranë, ka zgjedhur të jetojë e banojë në Dibër, megjithëse është Vlonjate. Kjo për një arsye, sepse e don familjen e vetë, e respekton derën dhe fisin e burrit, e mbështet burrin në inisiativën e tij me u dhënë jetë pronave të familjes. Dhe e gjitha kjo miku im është sakrificë, dhe ky është vyrtyt i lartë i karakterit të saj.
Alketa Agolli miku im, jeton cdo ditë dhe cdo orë me lëngimin e nënave dhe grave të Dibrës për fëmijët që u kanë ikur në kurbet, vuan si cdo grua e Dibrës varfërinë sociale dhe shoqërore në një qendër të banuar pa qytet, pa kinema, pa teatro e jetë artistike, ku gratë rrinë të kycura para telenovelave dhe bisedave të gjata në whatsapp me të afërmit të shpërndarë si zogjtë e korbit. Alketa miku im për këto ndjen keqardhje, de nuk i përcmon, nuk i ofendon, nuk i përbuz, nuk u bën karshillëk me mundësitë e saja ekonomike apo sociale, por u jep shpresë e kurrajo që ky vend do bëhet më mirë. Dhe kjo miku im, është qytetari, është kulturë dhe është humanizëm .
Alketa Agolli, miku im, punon me të shoqin dhe familjen e saj në fermën e tyre, e megjithëse janë inovatorë drejt koncepteve të modernizmit të bujqësisë e agro-turizmit, ajo cdo ditë jeton me hallet e fermerit, me hallet e zonave rurale, me problemet e grave të fshatit, me problemet e pronave, të tregut pa treg, të cmimit pa leverdi, E megjithëse kërkush si ajo nuk i din këto halle, ajo nuk ka dalë më gra me shami në foto sepse e vlerëson traditën dhe zakonin e këtyre nënave, nuk ka dalë në foto me gra nga fshati duke gatuar apo gjasme punuar sepse e vlerëson punën dhe sakrificën e tyre, nuk del në vidjo derë më derë duke u përqafuar e ulur këmbëkryq si “zonja nga qyteti” me gratë e fshatit, sepse vlerëson personalitetin dhe karakterin e këtyre grave. Dhe kjo miku im, është dinjitet.
E fundit, por ja nga rëndësia miku im, Alketa Agolli është plot me personalitet intelektual, e artikuluar me një fjalor të pasur, koncize dhe profesionale në atë që thotë, dhe kryesorja me shumë personalitet dhe qëndrim të palëkundur, njëherë andej e njëherë këtej.
Voto Alketa Agollin, se vota jote merr kuptim.