Kjo e mërkurë do të jetë nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Krahasuar me një ditë më parë temperaturat në mëngjes kanë qëndruar konstante, 6 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës sërish do të kemi rritje.
Kjo e mërkurë do të shënojë tre gradë më shumë gjatë ditës, teksa pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi mbi 40 km/h, duke shkaktuar në dete dallgëzim të ulët.