Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri tjetrin këtë të martë dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Burime për News 24 bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman, njësia administrative Gradishtë bashki Divjakë. Dy vëllezërit Z.K dhe Sh.K janë konfliktuar me grushte dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait.
Të shtënat nuk e kanë prekur Sh.K, ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Z.K është larguar në drejtim të paditur.
Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.
Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.