InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rikthehen protestat e studentëve kundër kryeministrit Rama

26 Mars, 2019
in Aktualitet, Lajme
A A
Rikthehen protestat e studentëve kundër kryeministrit Rama

Tre muaj pasi qeveria arriti të përçajë mes premtimeve dhe presioneve lëvizjen masive studentore, studentët kanë kuptuar se “Pakti për Universitetin” i qeverisë “Rama” ishte një mashtrim.  Në gati 100 ditë që nga përfundimi i protestave, i vetmi premtim i mbajtur i kryeministrit Edi Rama për studentët është hapja e një portali tjetër për arsimin u-transparenca.al. Pra, një tjetër web mes qindra portaleve qeveritare. Portali u inaugurua dje me një ceremoni të veçantë nga kryeministri Edi Rama, duke e prezantuar si pjesë të mbajtës së premtimeve nga qeveria e tij. Nuk duhet mohuar se qeveria ka nisur dhe disa shtrime pllakash, rregullime banjosh në ndonjë konvikt, por vetëm kaq. Ndërkohë studentët kanë pasur dhjetëra kërkesa të tjera që kanë të bëjnë me gjithë sistemin arsimor, por edhe social të vendit. Studentët kërkuan uljen e tarifave, heqjen e kontrollit qeveritar mbi universitetet, ndryshimin e ligjit për Arsimin e Lartë, shmangien e korrupsionit të pedagogëve, rritjen e buxhetit për arsimin, investimet në ndërtesa dinjitoze studentore, si dhe një reformim të sistemit duke kthyer vëmendjen të arsimi shtetëror dhe jo te universitet private. Këto dhe shumë kërkesa të tjera ishin çështjet kryesore që ngritën si rrallë herë të rinjtë në protestat më masive studentore që pas vitit 1990. Protesta që tundën qeverinë dhe e detyruan kryeministrin Edi Rama të bëj ndryshimin e 6 ministrave në kabinetin qeveritar, si pasojë e një presioni në rritje që po vinte nga studentët. Pasi kaloi valën e parë të protestave, pasi bëri humor dhe u tall duke e përçarë protestën e të rinjve, qeveria e ka kthyer çështjen e studentëve në pjesë të propagandës. Në takimet që zhvillon kreu i qeverisë fton të rinjtë e FRESH, i paraqet si studentë ekselent dhe me urdhër partie u gjen ndonjë vend pune. Këtë shfaqje kryeministri e cilëson si vijim të dialogut dhe përmbushjes së kërkesave të studentëve, kur në fakt këto takime tashmë janë vetëm mbledhje me organizatën rinore të PS dhe jo me studentët. Kërkesat për të cilat studentët dolën në shesh si asnjëherë më parë janë sërish pa përgjigje dhe nuk ka gjasa që të realizohen. Në këtë situatë, studentët kanë paralajmëruar se shumë shpejt do të nisin protestat masive dhe këtë herë jo vetëm kundër Ministrisë së Arsimit, por kundër kryeministrit Edi Rama. Lëvizja për Universitetin, një nga organizatat studentore që ishte më aktivja gjatë muajit dhjetor, në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se pas organizimit që do të nisë në të gjitha fakultetet, më pas në gjithë vendin do të ketë zinxhir protestash kundër kryeministrit Rama. “Studentëve nuk u mbetet veçse të vazhdojnë me më shumë këmbëngulje dhe intensitet procesin e riorganizimit në bazë fakulteti për të nisur së shpejti një zinxhir protestash masive. Kjo qeveri dhe ky sistem politik marrin vesh vetëm gjuhën e fuqisë dërrmuese të shumësisë studentore dhe qytetare”,- thuhet në reagimin e Lëvizjes për Universitetin. Duke numëruar gjithë premtimet e pa mbajtura ndaj tyre, të rinjtë deklarojnë se këtë herë reagimi ndaj qeverisë nuk do të ketë si objektiv Ministrinë e Arsimit, por direkt kreu i qeverisë Edi Rama. Ndërsa herën e parë protestat ishim me kërkesa në dukje teknike, ketë herë protestat e të rinjve është e pashmangshme që do të jenë politike. Nëse herën e parë studentët ishin të paqartë se nga vinte problemi i situatës së tyre dhe për pasojë u përçanë nga qeveria, këtë herë e dinë se veç tarifave të larta tashmë janë keqpërdorur nga kryeministri Edi Rama.

Studentët po rizgjohen për tu hedhur në betejën finale në rrëzimin e kryeministrit Rama. Çështje ditësh dhe ata do jenë në bulevard përballë kryeministrisë.

Të Lidhura

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026
Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026

TË FUNDIT

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë
Show Biz

Gimbo i plotëson “live” kërkesën e Selin në “Goca dhe Gra”, poston foton me unazë

21 Mars, 2026

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën
Të ndryshme

Gjirokastër, pranvera ka mbërritur/ Rikthimi i lejlekëve, simbol i natyrës që nuk harron rrugën

20 Mars, 2026

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin
Aktualitet

Pas muajit të shenjtë të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

20 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 20 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 20 mars 2026

20 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com