InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Opinion/ Kur bien maskat…!

24 Nëntor, 2025
in Opinione
A A
Opinion/ Kur bien maskat…!

Nga Sokol Gjoni

Njeriu ka një prirje të lashtë për t’u fshehur pas vetes.

Në përditshmërinë që rrjedh qetë, pa shumë bujë e vëmendje, ne ndërtojmë maska të holla nga ato që nuk duken, por që rregullojnë mënyrën si ecim, si flasim, si buzëqeshim.

Mirëpo jeta, me mjeshtërinë e saj të heshtur, ka gjithmonë një mënyrë për t’i çarë këto shtresa të fabrikuara.

Në një situatë të thjeshtë, shpesh krejt të paparashikuar, maska rëndohet, rrëshqet, dhe bie.

Aty, mes marrëdhënieve të përditshme, zbulohet fytyra e vërtetë, ajo që nuk i nënshtrohet as pozave, as mirësjelljes së imponuar. Dhe pikërisht ky moment, i thjeshtë dhe goditës, është porta nga e cila nis të hyjë e vërteta.

Maskat bien pikërisht atëherë kur njerëzit mendojnë se i kanë ngritur më fort. Në një moment të zakonshëm, në një situatë të thjeshtë, një sjellje, një fjalë a një reagim i pavullnetshëm e çjerr menjëherë fasadën.

Aty ku deri dje shfaqej mirësia e buzëqeshur, del papritur fytyra e vërtetë, e ngurtë, e lodhur, e gërryer nga qëllimet e fshehta.

Dhe aty kupton se nën makijazhin e bukur të maskës fshihet një fytyrë e rrudhur nga ligësia e shpirtit. Pas buzëqeshjeve të rreme dhe fjalëve të ëmbla strehohen qëllime të errëta, që marrin formë vetëm kur maska bie.

Dyfytyrësia është arti i atyre që nuk guxojnë të jenë vetvetja, por veshin fasada të stolisura për të mbuluar boshllëkun moral që i përpin nga brenda.

Në fund, e vërteta i gërryen, derisa edhe vetë maska nuk arrin t’i mbrojë më nga drita që i zbulon ashtu siç janë.

Dyfytyrësia nuk shembet me dramë, por me detaje të vogla që nxjerrin në pah shpirtin përtej makijazhit moral. Dhe pikërisht aty nis rrëfimi i vërtetë: te momenti kur njeriu nuk mund ta mbajë më maskën që ka veshur për të tjerët.

Në jetën e përditshme, maskat nuk janë prej letre si ato të teatrove të lashta, por prej buzëqeshjesh të fabrikuara, fjalësh të lëmuara, premtimeve të stilizuara dhe sjelljesh të hijshme të ndërtuara mbi boshllëk. “Njeriu është ai që bën, jo ai që thotë se bën”, shkruante Viktor Hygo. Dhe pikërisht te ky kontrast mes fjalës dhe veprës lind dyfytyrësia, si artizanati më i vjetër i ligësisë njerëzore.

Maska është streha e të dobëtëve, armatura e atyre që nuk kanë guxim të shfaqin veten. Ajo lëmohet çdo mëngjes në pasqyra të rreme, ku fryma e shpirtit të vërtetë nuk arrin të mjegullojë askund xhamin. Nën shtresat e makijazhit të sjelljes fshihet një fytyrë e rrudhur nga intrigat, e sforcuar nga rolet e shumta që luan, e degraduar nga përpjekja për të mashtruar veten e pastaj të tjerët. “Asgjë nuk është më e vështirë për tu fshehur sesa e vërteta,” thoshte Seneka. Dhe me të drejtë: ajo është si uji që gjen gjithmonë një çarje për të dalë në dritë.

Por kur maskat bien (sepse gjithnjë bien), realiteti përplaset me një forcë të papërballueshme. Aty ku dikur qëndronte buzëqeshja e kristaltë, shfaqet fytyra e vërtetë, e sertë dhe e akullt. Aty ku kishim dëgjuar fjalë të buta, del në pah gjuha e helmatisur nga interesat. Aty ku dukej mirësia, zbulohet egoizmi që kishte gërryer prej kohësh themelet e karakterit. Dhe më tragjike se kaq: shpesh, vetë bartësi i maskës mbetet i habitur nga pamja e tij e zhveshur, sepse e ka harruar se kush ishte përtej fasadës.

Samuel Johnson shkruante: “Hipokrizia është homazhi që veset i bëjnë virtytit.” Dhe kjo është ironia e madhe: maskat krijohen jo për të qenë të bukura, por për të imituar bukurinë morale që mungon. Ato janë prova e luftës së përhershme midis asaj që duam të dukemi dhe asaj që jemi vërtet.

Në fund, vetëm një gjë mbetet e qëndrueshme: koha. Ajo është kritiku më i rreptë, dëshmitari më i drejtë, dhe balsami më i ftohtë. Koha nuk gënjehet. Ajo i tret ngjyrat e maskave, i gërryen veshjet e tyre prej fjongoje dhe i shemb me një frymë të vetme. Dhe kur e bën, publiku më në fund sheh fytyrën e aktorit, jo rolin.

Kur maskat bien, nuk është tragjedi. Është liri. Është shërim. Është fillimi i asaj çfarë duhet të kishte qenë gjithmonë: një jetë pa skenar të rremë. Mjafton të kemi guximin të mos vendosim një maskë të re.

Të Lidhura

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026
Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri
Opinione

Nga dëgjesat qytetare te bulevardi/Reflektim personal-politik mbi zërin qytetar që po ngrihet në Shqipëri

6 Qershor, 2026
Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!
Opinione

Eva Vatoci: Shqiptarëve ju ka ardhur aty ku nuk mban më!

3 Qershor, 2026
Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.
Opinione

Nga Eva Vatoci: Shteti nuk po vritet vetëm nga korrupsioni, po shkatërrohet nga njerëzit e gabuar në pushtet.

15 Maj, 2026
Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026
Opinione

Dr. Alfred Gega, mjeku që shndërron pasigurinë në shpresë

29 Prill, 2026

TË FUNDIT

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com