InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Show Biz

Parashqevi Simaku reagon ndaj akuzave: Publiku im më njeh, shpifjet nuk më ndalin

1 Tetor, 2025
in Show Biz
A A
Parashqevi Simaku reagon ndaj akuzave: Publiku im më njeh, shpifjet nuk më ndalin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj disa deklaratave të bëra së fundmi në media, që sipas saj janë të pavërteta dhe shpifëse.

Simaku shprehet se prej rreth 10 muajsh emri i saj është vënë në shënjestër nga persona që kërkojnë të tërheqin vëmendje përmes akuzave të pabaza. Ajo i cilëson këto sulme si përpjekje të ulëta për të fituar klikime, duke theksuar se një sjellje e tillë, në fund, ul vetëm ata që e bëjnë.

“Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten,” shkruan artistja në reagimin e saj.

Duke kujtuar përvojat e ngjashme që ka përjetuar gjatë karrierës, Simaku përmend vitet 1985–1988, kur sipas saj, edhe pse fitonte çmime me përkushtim dhe sakrificë, përballej me zili dhe mllef nga ata që nuk e duronin suksesin e saj.

Megjithatë, ajo thotë se, as atëherë dhe as sot, nuk ka lejuar që sulmet ta ndalin. E bindur në rrugën e saj, Simaku thekson se publiku e njeh mirë dhe e di se çfarë ajo përfaqëson.

“Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj,” shprehet ajo.

Prej 10 muajsh, emri im është përdorur si tabelë qitjeje nga njerëz që përpiqen të tërheqin vëmendje përmes shpifjeve dhe të pavërtetave. Asnjëherë nuk e kam menduar se do të më duhej të reagoja për gjëra kaq të ulëta, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

Por në fakt, kjo nuk është hera e parë që ndodh. Edhe në vitet 1985–1988 flitej për mua – për çmimet që kisha fituar me shumë punë, përkushtim dhe sakrifica – por shumë nga ata flisnin me mllef dhe zili. Edhe atëherë, si sot, zgjodha të mos ndalem.

Sot dua t’ju them vetëm kaq: Mua nuk më bëni dot asgjë. Publiku im më njeh prej vitesh dhe e di shumë mirë kush jam, çfarë kam dhënë dhe çfarë përfaqësoj.

Nëse për disa klikime zgjedh të ulësh dikë tjetër me shpifje, jini të sigurt: në atë moment, e ulni vetëm veten.

Unë vazhdoj rrugën time me dinjitet dhe të vërtetën në krah. Kjo është forca ime.

Të Lidhura

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!
Show Biz

15 vite dashuri: Historia e rrallë e Ilda Mërkurit dhe Agron Lukës që rikthen besimin te familja!

18 Prill, 2026
Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit
Show Biz

Neada Muçaj dhe Enxhi Nasufi në qendër të vëmendjes, zbulohet e vërteta pas konfliktit

11 Prill, 2026
Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi
Show Biz

Soni Malaj habit publikun: Jetoj ende me ish-bashkëshortin në të njëjtën shtëpi

9 Prill, 2026
Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?
Show Biz

Historia e ndarjes së Mimoza Ahmetit, kush ishte ish-bashkëshorti i saj?

7 Prill, 2026
U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat
Show Biz

U shpall e preferuara e publikut/ Fermerët për Moza Ahmetin: Ka thyer rregullat

4 Prill, 2026
Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!
Show Biz

Zgjati pak! Kejsi e pranon: Me Inën nuk jemi më bashkë!

2 Prill, 2026

TË FUNDIT

Televizioni, fabrilë antivlerash
Opinione

Televizioni, fabrikë antivlerash

5 Maj, 2026

Televizioni, fabrilë antivlerash
Të ndryshme

Televizioni, fabrilë antivlerash

5 Maj, 2026

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com